Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Forumi Bled në Slloveni, Kurti: Ritheksova nevojën për përballje me të kaluarën

14:56 02/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës ka thënë se në Forumin Bled që u mbajt në Slloveni, ai ritheksoi sundimin e ligjit ndaj oligarkëve, demokratizimin ndaj autokratëve dhe përballjen me të kaluarën kundër atyre që shkaktuan krime lufte.

Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se ka vënë theskin edhe te korniza e re e bashkëpunimit, e quajtur SEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore), si një kornizë që do të ndihmojë 6 shtetet e rajonit në integrimin e tyre europian.

Kurti ka bërë me dije se sfida e përbashkët e përballjes me pandeminë dominoi diskutimet, krahas nevojës për përkrahje të njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:

Sundimi i ligjit ndaj oligarkëve, demokratizimi kundrejt autokratëve, përballja me të kaluarën kundër kriminelëve të luftës dhe reciprociteti i të drejtave të pakicave kundruall hegjemonisë nacionale, janë katër elemente të cilat i ritheksova në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë si më të rëndësishmet për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në panelin “Future of Europe – Enlargement” (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), diskutova për përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si përfitim i dyanshëm. Asisoj shtetet tona dhe mërgata do të ishin në të njëjtin entitet, me dobi të madhe ekonomike e njerëzore. Psh. remitancat në Kosovë përbëjnë mbi 20 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Vura theksin te korniza e re e bashkëpunimit, e quajtur SEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore), e cila do të zëvendësonte CEFTA-n dhe do të modelohej sipas EFTA-EEA, si një kornizë që ndihmon të gjitha gjashtë shtetet dhe secilin prej tyre drejt integrimit evropian.

Në margjina të këtij Forumi, takimin e parë e pata me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme e Çështjeve Evropiane të Kroacisë, z. Gordon Grliq Radman. U shpreha mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për ndihmën që Republika e Kroacisë ua dha bashkatdhetarëve tanë, pas aksidentit tragjik në afërsi të qytetit Slavonski Brod.

Takime bilaterale pata me Presidentin e Sllovenisë, z. Borut Pahor, themeluesin dhe kryetarin e Forumit Ekonomik të Delphi-it, z. Symeon Tsomokos, Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, z. Miroslav Lajçak, Komisionerin Evropian për Fqinjësi e Zgjerim, z. Oliver Varhelyi si dhe Presidentin e Këshillit Evropian, z. Charles Michel.

Sfida e përbashkët e përballjes me pandeminë COVID-19 dominoi diskutimet, krahas nevojës për përkrahje të njëri-tjetrit për menaxhimin e kësaj krize globale.

 

Etiketa: albin kurtiforumi bledKosova

Të lidhura

Sot tentativa e 13-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
Bota

Sot tentativa e 13-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Kuvendi i Kosovës do të tentojë sot për herë të 13-të të konstituohet, në një proces që po zvarritet prej...

08:28 09/05/2025
Tentativa e pestë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Dështon edhe tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Për herë të dymbëdhjetë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të konstituojnë institucionin ligjvënës. Seanca e mbajtur...

11:21 07/05/2025
Para
Kabineti i ri i krijuar nga Rama, reagon Nishani: “Qeveri kukull”

Kabineti i ri i krijuar nga Rama, reagon Nishani: “Qeveri kukull”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.