Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Reading Time: 3 min lexim
None

None

Debati mbi investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri ka kaluar kufijtë e vendit dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe institucioneve europiane. Revista amerikane Forbes paralajmëron se projekti mund të komplikojë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa në kulmin e protestave për Zvërnecin, Bashkimi Europian publikoi një mesazh që shumë e kanë interpretuar si mbështetje për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit.

Në artikullin e saj, Forbes thekson se shqetësimet mjedisore për resortet e planifikuara në ishullin e Sazanit dhe në zonën bregdetare të Zvërnecit kanë tërhequr tashmë vëmendjen e Komisionit Europian.

Sipas revistës, zyrtarët e Brukselit kanë konfirmuar se i kanë shprehur shqetësime qeverisë shqiptare lidhur me përputhshmërinë e projektit me standardet mjedisore që duhet të respektojnë vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Zëdhënësi i Komisionit Europian për Çështjet e Zgjerimit, Guillaume Mercier, deklaroi se Brukseli po monitoron nga afër zhvillimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë dhe ka ngritur shqetësime për mangësi të mundshme të projektit.

“Shqipëria duhet të përmbahet nga veprime që mund të minojnë përmbushjen e standardeve përmbyllëse”, citohet të ketë thënë Mercier.

Forbes kujton gjithashtu se Komisioni Europian ka shprehur më herët rezerva për ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2024, të cilat lehtësuan zhvillimin e projekteve turistike në zona të mbrojtura.

Revista thekson se Shqipëria duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me direktivat europiane për mbrojtjen e shpendëve dhe habitateve natyrore, si pjesë e detyrimeve për mbylljen e Kapitullit 27 për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet se projekti bie ndesh me standardet europiane, duke deklaruar se zhvillimi do të respektojë të gjitha kërkesat mjedisore dhe do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë të ndikimit në mjedis.

“Do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta realizojmë”, citohet Rama nga Reuters.

Forbes vëren se projekti është ende në fazat e para dhe se mund të duhen deri në dhjetë vjet për përfundimin e tij. Ndërkohë, kundërshtimet ndaj investimit janë shtuar ndjeshëm javët e fundit, me protesta brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa SPAK po zhvillon hetime lidhur me procedurat që kanë shoqëruar projektin.

Në të njëjtën kohë, teksa protestat për Zvërnecin vijojnë, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë publikoi një mesazh simbolik për mbrojtjen e mjedisit dhe tokës, i cili u interpretua gjerësisht si një sinjal në mbështetje të shqetësimeve të ngritura nga protestuesit.

“Toka nuk është thjesht sipërfaqja apo gurët mbi të cilët ecim. Ajo është një botë e gjallë nën këmbët tona, plot jetë, procese dhe ekuilibra që shpesh nuk i shohim, por që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme.

Kur toka dëmtohet, preket gjithçka: ushqimi ynë, ekuilibri i natyrës dhe e ardhmja jonë. Prandaj, kujdesi për të nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri.

Mbro tokën, ajo mban jetën”, thuhet në postimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Sipas Forbes, Shqipëria synon të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Europian rreth vitit 2030, por çdo zhvillim që prek standardet mjedisore pritet të mbetet nën vëzhgimin e institucioneve europiane.

Të tjera

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën
Aktualitet

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka shpërthyer me akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit...

19:08 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?
Kryesore

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

Nga Kreshnik Spahiu Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje dhe, fatkeqësisht, është në...

17:25 10/06/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

17:25 10/06/2026
Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

11:00 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.