Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Follow the money, follow the fire”

11:02 15/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Nga Alba Kepi

Në Shqipëri, për të kuptuar pse digjen malet, pyjet dhe kullotat, mjafton të ndjekësh paratë. “Follow the money” – por këtu, duhet të themi edhe “follow the fire”.

Pak orë më parë, Kryeministri ndau me gëzim në rrjete sociale “suksesin” e policisë: arrestimin e disa personave për zjarrvënie të qëllimshme, pjesë e 137 rasteve të regjistruara këtë vit. Një lajm i servirur si dëshmi e efikasitetit të shtetit. Por arrestimi i disa individëve është vetëm maja e ajsbergut – dhe ajo që fshihet poshtë nuk po na tregohet.

Sepse pyetja nuk është vetëm kush i ndez këto zjarre, por kush përfiton prej tyre. Kush janë kompanitë që, pas vitit të zjarrit, marrin kontrata për pastrimin e terrenit, shfrytëzimin e drurit, ndërtimin e rrugëve apo resorteve në ato zona? Kush i hap rrugën ndryshimit të destinacionit të tokës? Kush firmos tenderat e fondeve emergjente që derdhen pas çdo fatkeqësie?

Zjarret në Shqipëri nuk janë gjithmonë aksidente. Shpesh, ato janë investime të pista me fitim të madh. Një pyll i djegur është një tokë e liruar për projekte ndërtimi. Një kullotë e djegur është kullotë pa pagesë. Një zonë e shkatërruar është justifikim për fonde publike, të cilat shpesh përfundojnë në xhepat e pak vetëve të lidhur me pushtetin. Dhe pas çdo flake, në heshtje, rritet bilanci i disa kompanive të “favorizuara” – ndërsa shteti shpërndan dekorata për “aksionet e suksesshme”.

Kjo është ekonomia e zjarreve: kompani të pastrimit të terreneve që marrin tendera pa garë; ndërmarrje ndërtimi që fitojnë nga ndryshimi i destinacionit të tokës; operatorë turistikë që marrin licenca në zona të “çliruara” nga pylli; biznese druri që shfrytëzojnë masën pyjore të djegur si material falas.

Një hetim real – që ndjek rrjedhën e parave pas çdo zjarri – do të ekspozonte emra të mëdhenj, kontrata publike dhe lidhje politike. Do të tregonte se flakët nuk janë vetëm tragjedi mjedisore, por mekanizma të organizuar fitimi.

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë shfaqje arrestimesh, por për ligje që ndalojnë çdo ndryshim destinacioni të tokës së djegur për dekada, hetime financiare që zbulojnë përfituesit finalë, transparencë të plotë mbi tenderat pas zjarrit dhe dënime penale për urdhëruesit – jo vetëm ekzekutorët.

Deri atëherë, çdo verë do të shohim të njëjtën skenë: flakët marrin natyrën, tymi mbulon të vërtetën, dhe qeveria feston “suksese” në rrjete sociale, ndërsa përfituesit e vërtetë numërojnë paratë.

Të tjera

Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi: 11 shtator 2025

Dashi Sot do të ndihesh sikur gjithçka lëviz më shpejt se zakonisht. Energjia jote është e lartë, por rrezikon të...

09:00 10/09/2025
Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët
Bota

Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët

Suedia do të ulë moshën minimale të përgjegjësisë penale nga 15 në 14 vjeç, njoftoi kryeministri Ulf Kristersson më 9...

00:00 10/09/2025
Para
“Xhaxhai pastroi thikën, babai e fshehu”/ Roli i familjarëve të Enedio Gurit në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

“Xhaxhai pastroi thikën, babai e fshehu”/ Roli i familjarëve të Enedio Gurit në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 11 shtator 2025

09:00 10/09/2025
Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët

Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët

00:00 10/09/2025
Finalja e parë drejt Botërorit! Shqipëria sfidon Letoninë në “Arenën Kombëtare”

Finalja e parë drejt Botërorit! Shqipëria sfidon Letoninë në “Arenën Kombëtare”

21:09 09/09/2025
Nepali në flakë: Gruaja e ish-kryeministrit digjet e gjallë mes revoltës së popullit

Nepali në flakë: Gruaja e ish-kryeministrit digjet e gjallë mes revoltës së popullit

20:55 09/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.