Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut

18:17 22/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në qershor 2022, SPAK shpalli goditjen e Pashk Rrapit, të njohur edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj, një nga figurat kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës. Përmes kompanisë “Alesio 2014”, Rrapi kontrollonte një rrjet aktivitetesh në ndërtim, ku dyshohet se kanalizoheshin miliona euro nga trafiku. SPAK sekuestroi kompaninë, së bashku me 22 pasuri të tjera që përfshinin toka, apartamente, automjete dhe llogari bankare.

Asokohe, kjo u prezantua si një fitore e madhe kundër pasurisë së krimit të organizuar. Por tre vite më vonë, një hetim i Dosja.al zbulon se rrjeti i Rrapit ka vijuar aktivitetin përmes personave të afërt, duke e kthyer operacionin e SPAK në një “flluskë”.

Vetëm katër muaj pas sekuestrimit, më 10 tetor 2022, ekonomistja e “Alesio 2014”, Arjola Hysa, 30 vjeçe, regjistroi në QKB kompaninë “Hein Invest shpk” me kapital vetëm 100 mijë lekë. Për tre vite kompania nuk ka dorëzuar asnjë bilanc financiar, por pavarësisht mungesës së aktivitetit, arriti të siguronte dy leje ndërtimi madhore.

Në nëntor 2024, Hysa mori lejen e parë për ndërtimin e tre kullave me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë në Sheshin Shqiponja, ndërsa në janar 2025 siguroi një tjetër leje për një kompleks rezidencial me 24, 26 dhe 28 kate. Dy projekte të miratuara brenda dy muajsh për një kompani pa bilance, pa punonjës dhe të lidhur ngushtë me një të dënuar për trafik droge.

Lejet u dhanë nga agjencia e drejtuar nga Adelajda Roka, vëllezërit e së cilës janë aktualisht në burg si pjesë e një hetimi të SPAK mbi grupin e Suel Çelës.

Në fillim të vitit 2025 në skemë hyn edhe krushku i Rrapit, Viktor Kola, i cili regjistroi kompaninë “Midha shpk” me të njëjtat karakteristika si “Hein Invest”: pa kapital real, pa bilance dhe pa punonjës. Megjithatë, më 26 mars 2025 kjo kompani përfitoi leje ndërtimi për projektin “Guri Tower” në Tiranë.

Ligjërisht, SPAK ka bllokuar pasuritë e regjistruara në emër të Pashk Rrapit. Por ligji nuk ndalon që persona të afërt të hapin kompani të reja e të marrin leje ndërtimi, edhe nëse lidhjet janë të qarta. Në këtë rast, dy persona të varur ekonomikisht dhe familjarisht nga Rrapi po menaxhojnë projekte ndërtimi me vlerë dhjetëra milionë euro.

Pyetja që lind është se ku do të sigurohen fondet. Bankat kërkojnë bilance e garanci për kredidhënie, të cilat këto kompani nuk i kanë. Përgjigjja e vetme mbetet riciklimi i parave të pista të Rrapit përmes të besuarve të tij.

Të tjera

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen
Aktualitet

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Një sipërmarrës italian 54 vjeç, Massimo Ferro, ka ndërruar jetë në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin...

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”
Aktualitet

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në bregdetin...

15:31 07/02/2026
Para
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 23 gusht 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

15:31 07/02/2026
Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.