Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Flet gazetari italian që zbuloi gjobitjen e mjekëve shqiptarë: Njëra është proceduar penalisht. Probleme edhe në spital

22:53 30/04/2020
Reading Time: 5 min lexim

Ditën e sotme ka qarkulluar me shpejtësi lajmi se 10 shqiptarë nga grupi prej 30 mjekësh e infermierësh të dërguar nga Shqipëria për tu ardhur në ndihmë italianëve janë gjobitur me 500 euro, për shkak të mosrespektimit të masave të sigurisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

LEXO: Festë me muzikë dhe alkool në hotel për përfundimin e misionit, mjekët shqiptarë në Itali gjobiten me 500 euro 

Së fundmi, detaje të reja janë zbardhur rreth kësaj ngjarjeje, pasi Dosja.al ka kontaktuar me gazetarin italian Giuseppe Spatola, i cili publikoi edhe lajmin e bujshëm.

Në intervistën e tij, ai është shprehur se 10 anëtarë të ekipit shqiptar u kapën në flagrancë nga policia italiane brenda një dhome hoteli duke thyer edhe rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Madje, sipas gazetarit, njëra prej të pranishmeve është proceduar penalisht pasi ka fyer efektivët se po tregoheshin racistë sepse ata ishin shqiptarë.

Në fjalën e tij, Spatola lë të kuptohet se edhe në spital ka pasur disa episode që kanë lënë një shije të pakëndshme por se deri më tani nuk ka detaje të tjera se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Por, pavarësisht të gjithave, gazetari italian shprehet se ky episod do të harrohet dhe gjithë çfarë do mbahet mend do të jetë gjesti i mirë i ndihmës, teksa shton se italianët ‘janë zemëruar’ që autoritetet e i kanë ndërshkuar bluzat e bardha që u kanë shërbyer në këto kohë.

INTERVISTA E PLOTË:
Si e morët vesh lajmin se mjekët shqiptarë ishin kthyer në një problem për hotelin ku ishin akomoduar?
Pronari i hotelit për javë të tëra kishte raportuar sjelljen e keqe të disa të pjesëtarëve të ekipit shqiptar, të cilët shërbyen në spitalin e Brescias për një muaj. Mbrëmjen e kaluar, pas ankesës të disatë nga disa dhoma ngjitur atyre ku ishin akomoduar mjekët shqiptarë, pronari thirri policinë, e cila u detyrua të ndërhynte me dy patrulla për të rikthyer qetësinë në hotel.

Keni dijeni se cilët kanë qënë më problematikët ndër ta? Nëse i dini emrat e tyre? A janë gjobitur të gjithë?
Emrat e personave të gjobitur nuk janë bërë publikë. E vetmja gjë që dihet është se dhjetë persona u gjobitën me gjobë prej 500 eurosh, e parashikuar në rregullat e vendosura nga kryeministri Giuseppe Conte në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Një person, një grua në veçanti, është proceduar penalisht, pasi kishte kundërshtuar dhe fyer efektivët e policisë, duke i akuzuar për racizëm. Ajo u kishte përsëritur disa herë efektivëve se po tregonin racizëm ndaj kolegëve shqiptarë.

A keni ndonjë informacion lidhur me punën dhe sjelljen e tyre në spital, ku edhe janë përballur me pacientët e infektuar me koronavirus?
Ka pasur disa episode të raportuara nga drejtuesit në lidhje me sjelljen e disa prej shqiptarëve. Por duke mos pasur prova, sigurisht që nuk mund të akuzoj askënd. Secili prej anëtarëve të ekipit ka një ndërgjegje dhe e dinë më mirë se kushdo tjetër si janë sjellë këtë muaj në Brescia.

A kanë lënë një ndjesi të mirë në spitalin ku edhe kanë punuar përgjatë muajit të fundit?
Kontributi i tyre në përgjithësi është vlerësuar nga italianët, aq shumë sa që nënkryetarja e Komisionit të Shëndetit të Rajonit të Lombardisë, Simona Tironi, ka përshëndetur punën e tyre. Detaj ky që konfirmon se puna e tyre ka qënë e dobishme për spitalin. Pastaj midis dhjetëra njerëzve, gjithmonë mund të ketë ndonjë që krijon disa probleme. Brescia dhe Italia do t’i jenë gjithnjë mirënjohës ndihmës që erdhi nga Shqipëria. Për më tepër, që të dy kombet kanë marrëdhënie kaq të ngushta. Një episode i tillë nuk do të jetë në gjendje të prishë marrëdhëniet midis Tiranës, Romës dhe Lombardisë. Skuadra shqiptare ndihmoi Brescia-n në momentin më të vështirë. E vetmja gjë që do të kujtohet do të jetë kjo. Shpejt do të harrohet edhe ‘incidenti’ i festës. Në të vërtetë, më duhet të them se mes njerëzve në Brescia, lajmi për gjobat ka shkaktuar zemërim midis vendasve, të cilët u kanë dhënë të drejtë ekipit shqiptar. Shumica besojnë se ka qenë një reagim i tepruar për të ndëshkuar ata që kanë trajtuar njerëzit tanë të sëmurë dhe na kanë dhënë një dorë të madhe në këto kohë kaq të vështira.

A mendoni se mjekët dhe infermierët që kanë mbërritur nga Shqipëria janë integruar pa asnjë problem me pjesën tjetër të stafit italian?
Ata kanë punuar me një profesionalizëm të madh dhe ju me siguri do të jeni krenar për punën e tyre.
Njëri nga mjekët e dërguar në Itali, në një intervistë tijën për mediat shqiptare ka mohuar festën dhe përdorimin e pijeve alkoolike. Ai u shpreh se thjesht ishin gëzuar sepse kishin rezultuar negativë në testin ndaj koronavirusit.
Ky është një fakt! Ata pinin dhe këndonin me zë të lartë ndërsa dëgjonin muzikë, përfshirë këtu edhe këngën e fashme “Bella Ciao” (mbase për nder të Italisë). Kjo është shënuar në procesverbalin e Policia italiane. Nuk mund të them më shumë pasi festimet e tyre dukshëm i kanë tejkalur disa kufij.

A ka pamje filmike pronari i hotelit që vërteton pretendimet e tij për festat e “çmendura” të shqiptarëve?
Nuk ka video të filmuara, përveç atyre që mbase ekipi mjekësor ka xhiruar për kujtim. Policia kapi në flagrancë 10 persona në një dhomë. Kaq ishte e mjaftueshme për t’i gjobitur.

Sipas mendimit tuaj, a e prish kjo ngjarje imazhin e shqiptarëve në Itali duke marrë parasysh se u pritën me shumë entuziazëm?
Në një periudhë frike të madhe si ajo që po përjetojmë, unë mendoj se një episod nuk mund të shumëzojë me zero të gjitha të mirat e bëra nga ekipi juaj. Ju duhet të jeni krenarë për atë që ata kanë bërë. Sigurisht, edhe mua nëse me pyet nëse pas dy muajsh izolim do të kisha dëshirë të festoja, edhe unë do të të thoja po. Por nuk e bëj sepse është e ndaluar me ligj. Ndoshta ata “mëkatuan” me naivitet pa i menduar për pasojat. Kushdo që ishte i përfshirë duhet të kuptojë se veprimet e tyre rrezikonte që të dëmtonte punën e bërë nga kolegët e tij dhe imazhin e krijuar nga kryeministri juaj që preku gjithë italianët kur foli për kombin tonë dhe kur na dha lajmin që do të vinte nga Shqipëria.

Të lidhura

Rritje e rasteve të fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste
Bota

Rritje e rasteve të fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Në javën e dytë të majit, në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të fruthit te fëmijët e moshës 1 deri...

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Para

Më në fund edhe Kosova gjen qetësi: Kurba drejt rënies prej 4 ditësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritje e rasteve të fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rritje e rasteve të fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.