Teksa mbrëmjen e djeshme Shqipëria rrëmbeu një fitore të thellë në përballjen me Çekinë, Sali Berisha e akuzon kryeministri Edi Rama, si të vetmin që nuk u gëzua për këtë fakt. Sipas tij Rama nxinte sterrë kur pa banderolat si përçarës i kombit.
“Edi Rama dje nxinte sterr. Ju jeni dëshmitarë si rrinte si në gjemba dhe si tiran nuk duartrokiste njëherë ekipin. Shikonte ato “përçarësi i kombit”. Se ç’ndodhi pastaj mes tij dhe Dukës investigojeni. Ajo ishte përgjigjja më e merituar që i dhanë një përçarësi. Edhe ditën e ndeshjes, në prag të Samitit të Berlinit shfrytëzoi Parlamentin për një fjalim copro lalik kundër udhëheqjes politike të Kosovës dhe si vëllai i Vuçiç, apo Pashiq shqipfolës. Këto janë momente që lartësojnë”, deklaroi Berisha.
Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji
Një foshnjë rreth 2 muajshe ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa...








