Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një

18:45 03/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Ajo që po ndodh në Rrjoll të Velipojës është një skenë që po përsëritet prej vitesh në Shqipëri, gjithmonë me të njëjtin skenar: shteti në krah të oligarkut, komuniteti lokal i vetëm, policia përballë qytetarëve dhe një shoqëri që zgjedh të shohë nga ana tjetër, sepse “nuk na bie halli neve”.

Banorët ishin sot në protestë për të dytën ditë radhazi. Bllokuan rrugën Shëngjin–Velipojë, u futën në kantier, u përplasën me policinë dhe 25 prej tyre u shoqëruan.

“Jam në tokën time, ca bëni kështu. Jemi në tokën tonë. Silleni përfaqësuesin të merremi vesh”.

Janë rreth 60 familje që kërkojnë ndaljen e punimeve në një tokë prej rreth 95 mijë metrash katrorë buzë detit, pronë që sipas tyre u përket që nga viti 1936, me shtrirje rreth 4 kilometra në brezin rënor të Velipojës. Dhe kjo tokë sot po shkelet nga fadromat për një resort luksoz.

Më 16 janar të këtij viti, leja e ndërtimit për këtë projekt gjigant është firmosur nga Belinda Balluku. Një firmë që vjen në një kohë kur vetë Balluku është nën hetim nga SPAK, por që duket se nuk e pengon aspak të vazhdojë të japë leje, të hapë rrugë dhe të bëjë favore për investitorë të mëdhenj.

Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik me rreth 1.46 milionë metra katrorë, një investim kolosal, në një zonë ku konflikti i pronësisë është i njohur, i denoncuar publikisht dhe i çuar edhe në SPAK nga vetë banorët.

Në anën tjetër qëndron Bashkim Ulaj, biznesmen, botues dhe pronar mediash, i cili përmes kompanisë “Gener 2” dhe shoqërisë “Aba Blue Borgo” sh.p.k. ka marrë statusin special “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje”.

Fadromat e tij janë rikthyer në terren edhe pse banorët thonë se nuk ka tabelë informuese në kantier, se punimet kanë nisur natën dhe pa asnjë njoftim.

“Ne s’kemi marrë asnjë informacion. Kur nis një punë si Bashkim Ulaj, vihet tabelë. Këtu e grabitën tokën. Kryetari i Bashkisë nuk na përqas. Do mblidhemi me çfarëdo lloj mjeti”, thotë një banor.

Një tjetër paralajmëron hapur: “Balluku s’ka të drejtë të japë leje ndërtimi kur ne jemi në proces gjyqësor. Këta vijnë natën, firmosin natën, ne vetëm kur shohim fadromat”.

Drama vazhdon edhe jashtë saj. Kjo është një tjetër protestë në Shqipëri ku njerëzit lihen vetëm. Nuk shkon askush t’i mbështesë, nuk shkon askush t’u bashkohet, sepse “s’është problemi ynë”.

Secili zgjohet vetëm kur i prek shtëpia, prona, toka, jeta e vet. Dhe pikërisht kështu shtypen protestat një nga një. Nesër do të jenë të tjerë. Dhe çdo herë do të jenë më pak, derisa të mos ketë më zë për t’u ngritur.

“Toka është e jona. Çfarë do ai? Do rrëmujë, do luftë? Ne e kemi që në kohën e Zogut”.

“Këtu ka filluar zaptimi i tokës. Leja nuk është në fletoren zyrtare. Ne kemi bërë kallëzim në SPAK. Asnjë fadromë nuk do të punojë pa lejen tonë në tokën tonë”.

Dhe ndërkohë, shteti nuk vjen për të ndërmjetësuar, për të sqaruar, për të zgjidhur. Shteti vjen me polici, me shoqërime dhe me heshtje.

Kjo histori nuk është as e para dhe as e fundit. Është pasqyra e një vendi ku firmat politike peshojnë më shumë se e drejta e pronës, ku hetimet nuk ndalin pushtetin dhe ku shoqëria civile zgjohet vetëm për hallin e vet. Dhe derisa kjo të ndryshojë, çdo protestë do të shtypet lehtë. Një nga një. Në heshtje.

Të tjera

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”
Aktualitet

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se kryeministrit Edi Rama “i kanë rënë maskat”, pasi sipas saj ai ka zgjedhur të mbrojë...

12:53 17/03/2026
Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje
Aktualitet

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua këtë të martë në Tiranë, në zonën e ish-Ekspozitës, pranë Gjykatës së Shkallës...

12:29 17/03/2026
Para
Ilir Beqaraj dënohet me 24 vite burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas

Ilir Beqaraj dënohet me 24 vite burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

12:53 17/03/2026
Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

12:29 17/03/2026
“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

12:20 17/03/2026
“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

12:04 17/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.