Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Financimet në parqet kombëtare/ Ministri Klosi dhe drejtori Dedej kthehen në Parkun e Divjakës… për të ndarë 1.62 mln euro

18:02 09/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka sot një nga administratat më të mira dhe më profesionale në rang vendi, kjo falë një pune dhe përkushtimi në shumë vite të njerëzve që punojnë aty dhe që i përkasin asaj zone.

Por në vitet e fundit, aty nga ana e qeverisë, deputetëve të zonës dhe ministrisë së Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, shpesh janë “futur hundët” për të bërë gjoja “investime të qëndrueshme” por që në fakt kanë pasur për qëllim përfitimet dhe prishjen e ambientit të parkut natyror, i vetmi për nga lloji në Shqipëri.

Po ashtu në Divjakë janë kthyer sërish ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe drejtori i tij, Zamir Dedej, po jo për të bërë investimin e radhës, por për të promovuar ca miliona të investuara nga qeveria japoneze, por që në fakt janë prej punës së vet administratës së parkut.

“JICA” një agjenci japoneze, ka dhënë një financim për përmirësimin e menaxhimit të ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Qeveria shqiptare nënshkruan dje pikërisht në ambientet e parkut, marrëveshjen e bashkëpunimit për menaxhimin e ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Klosi premton sërish

Objektivi kryesor i Projektit është rritja e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë, por që deri tani këto zona vetëm janë shkatërruar ose janë lënë në mëshirë të fatit.

Projekti synon të rrisë kapacitetin menaxherial i burimeve njerëzore të Agjencisë Rajonale të Zonës së Mbrojtur të Qarkut Fier (ARZM Fier).

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Klosi u shpreh se, “një nga objektivat kryesore të Qeverisjes, në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020, është rritje ekonomike e qëndrueshme, që bazohet edhe në investime e aktivitete miqësore me mjedisin dhe kontribuon ne ruajtjen dhe zhvillimin e tij”.

Sipas Klosit, “me asistencën e JICA-s, ne kemi hartuar një plan menaxhimi specifik për Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë, i cili në përmbajtje adreson gjithë mundësitë dhe sfidat e sotme për zhvillim ekonomik duke mbrojtur mjedisin”.

Ministri shprehu bindjen se qeveria japoneze do të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e natyrës e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri.

Nga ana e tij, ambasadori i Japonisë në Tiranë, Ito tha se, “Ky projekt është më i ri në vargun e Projekteve të Zhvillimit që Japonia ka zbatuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm si infrastruktura, bujqësia, shëndetësia, zhvillimi dhe planifikimi hapësinor etj”.

Përveç projekteve me JICA, Japonia ka financuar shumë projekte në shkallë të vogël në fushën e mjedisit, përmes Ambasadës së Japonisë në Tiranë.

Qëllimi i projektit

Projekti i financuar nga qeveria japoneze, është të krijojë një model për harmonizimin e ruajtjes me përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në këtë Park, përmes zbatimit të aktiviteteve mes planeve të veprimit me palët e interesit.

Si i tillë, Projekti pritet të promovojë një qasje të menaxhimit të bazuar në ekosistem dhe forcimin e funksionit të Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar. Më tej, ky model pritet të shpërndahet me zonat e tjera të mbrojtura në Shqipëri për forcimin e kapacitetit menaxhues në të gjithë vendin.

Projekti ka një vlerë prej 1.62 milionë euro dhe do të zgjasë për 3 vjet.

Përmes këtij projekti të bashkëpunimit teknik, ekspertët japonezë të JICA do të dërgohen në Shqipëri, për të ndihmuar AKZM dhe ARZM Fier, të zbatojnë një qasje për menaxhimin e parkut, të bazuar në ekosistem, që njeh ndërveprimet midis përbërësve të ekosistemit, përfshirë speciet, habitatet, shërbimet e ekosistemit dhe njerëzit, si dhe promovimin e mënyrës së integruar të punës në sektorë, duke përfshirë ruajtjen, peshkimin, bujqësinë dhe turizmin, në mënyrë që të sigurohet pajtueshmëria e ruajtjes dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemit në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë.

Trajnimet në Japoni ose vende të tjera, në lidhje me zbatimin e një qasjeje të menaxhimit të bazuar në eko-sistem, janë planifikuar gjithashtu të ndërmerren përmes mbështetjes së JICA, për personelin e NAPA dhe RAPA Fier, me qëllim rritjen e kapacitetit të burimeve njerëzore. Një numër pajisjesh do t’i sigurohen organizatës homologe përmes këtij bashkëpunimi teknik.

Deri më tani në Republikën e Shqipërisë, JICA, ka zhvilluar projekte të ndryshme në fushat e mjedisit, zhvillimit të sektorit privat, shëndetit dhe promovimit të turizmit.

Zyra e Ballkanit e JICA mbulon 6 shtete në Ballkan, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: drejtori DedejfinancimeKlosiministri

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para

Bella Hadid feston 24-vjetorin e lindjes, urimi i kunatës Dua është më i veçanti

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip