Në një prej zonave më mahnitëse të Shqipërisë, ku liqeni i Fierzës bashkohet me hijeshinë e Alpeve shqiptare, një atraksion i ri po bëhet gjithnjë e më i preferuar për vizitorët që eksplorojnë veriun e vendit.
Në Fierzë të Tropojës një bar-kafe me pamje panoramike që të lë pa fjalë. Ajo ofron një këndpushimi të veçantë me pamje të drejtpërdrejtë nga liqeni i Komanit, duke e kthyer këtë vend në një pikë ndalese të domosdoshme për turistët.
Mes elementëve që tërheqin vëmendje është edhe një mulli ere, që shton atmosferën autentike të zonës.
Shumë vizitorë ndalen këtu gjatë udhëtimeve me traget në liqenin e Fierzës apo gjatë eksplorimit të Valbonës dhe rajoneve alpine përreth, duke shijuar qetësinë, natyrën dhe mikpritjen vendase.