Skip to content
Të Gjitha

Fatura e “famshme” e turistëve italianë në Berat/ Lutfi Dervishi: Pjepri e ka bishtin prapa!

Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë 80 euro ka ardhur menjëherë reagimi italian: “Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga…

· 1 min lexim

Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë 80 euro ka ardhur menjëherë reagimi italian:

Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit.

Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, thotë deklarata e ambasadës italiane.

Parimi i reciprocitetit është normë themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Për reciprocitet imagjinoni të lexoni nesër një deklaratë të ambasadës shqiptare në Itali:

Sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama, kryem pagesën e llogarisë së dëmit të bërë nga një grup “skifterësh” shqiptarë në një lagje të Milanos.

Shqiptarët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla me skifterë të mos përsëriten më

Vlera e një fature të skifterëve luhatet nga 100-500 mijë euro.

Pjepri (Meloni në italisht) e ka bishtin prapa…