Skip to content
Kryesore

Familjet e viktimave të Koçanit, marshim proteste nesër në Shkup

· 1 min lexim

Familjet e viktimave nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marsh proteste më 29 prill 2025, duke filluar në orën 12:05.

Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.

Qëllimi i protestës është të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për vonesat dhe mangësitë në reagimin e autoriteteve.

Protestuesit kërkojnë një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që çoi në humbjen e jetëve të disa qytetarëve.