Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Falsifikim dokumentesh dhe mashtrim, arrestohet juristi i Kadastrës Durrës dhe dy persona të tjerë (Emrat)

12:34 14/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Në prangat e policisë ka rënë juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Juristi është arrestuar pas një hetimi që ka kryer Prokuroria e Durrësit, për një parcelë prej 200 metra katrorë, në zonën e Plepave. Pas hetimeve Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho. Mësohet se hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli. Ndërsa kujtojmë se juristi ka qenë i arrestuar edhe më parë në një operacion në atë kohë në ZVRPP e Durrësit. Gjatë operacionit të koduar “Mbikalimi” janë arrestuar Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier,  Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës, Mikel Zaho, 43 vjeç , ndërsa u la në “arrest shtëpie” Rakip Haxhiu, 77 vjeç.

Me anë të një reagimi zyrtar Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e juristit të Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Policia njofton se bashkë me Zahon janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, pasi akuzohen falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Sipas uniformave blu, tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Falsifikuan dokumentet për të përfituar certifikatën e pronësisë për dy sipërfaqe trualli dhe ndërtimi, vihen në pranga 3 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 1 shtetas tjetër.

Në vijim të operacioneve policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve 6-mujore, realizoi dhe finalizoi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë e Policisë të qarkut Durrës, operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi me vendim të Gjykatës Durrës, i shtetaseve:

  1. F., 62 vjeç, lindur dhe banues në Fier, G. A., 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës dhe M. Z., 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës.

Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arresti në shtëpi” për shtetasin R. H.

Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve E. A dhe R. H.

Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të kryera në bashkëpunim.

 

 

 

Etiketa: arresthetdokumenteshfalsifikimjuristi

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Kreditë për individë, Banka e Shqipërisë: Janë shtuar ndjeshëm, 10 miliardë lekë më shumë

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rregullore këto institucione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.