Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Falimentoi ujësjellësin, ja si Spartak Kovaçi kanalizoi paratë publike tek babai tij

Kovaçi po ndërton hotel me vëllain e Ceno Klosit

13:39 07/11/2023
Reading Time: 4 min lexim

Nga Adriatik Doçi

Petrit Kovaçi është babai i Spartak Kovaçit, drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Durrës, ndërmarrje e cila ka shpallur falimentin pasi detyrimet financiare arrijnë 160 milionë euro.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës është në pronësi të Bashkisë Durrës me 32 % të aksioneve dhe të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës me 51 % të aksioneve.

Petrit Kovaçi është bashkëpronar me 50 % i kompanisë së ndërtimit ‘Adriatik’ me nipt J61807505I, themeluar në tetor 2004.

Në 31 tetor 2022, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka shpallur kompaninë e Petrit Kovaçit fituese të tenderit me vlerë 350 mijë euro, me objekt “Sistemim KUB në rrugën Taulantia”.

Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është 903 767 lekë, çka tregon ‘seriozitetin’ e garës.

E vetmja kompani pjesëmarrëse në garë, Beqiri shpk, është skualifikuar me pretendimin se nuk përmbushte kriteret.

Në kohën kur kompania e babait Petrit Kovaçi është shpallur fituese e tenderit nga Bashkia Durrës, i biri Spartak Kovaçi ishte drejtor i Ujësjellësit, i cili varet pjesërisht nga Bashkia Durrës.

Ky tender me vlerë simbolike është tregues i një skeme jo aq të sofistikuar ku në lojë janë dhjetëra milionë euro.

Gjatë 7 viteve të fundit, kompania ‘Adriatik’ me bashkëpronar Petrit Kovaçin ka marrë rreth 35 milionë euro tendera publikë në bashkëpunim me kompanitë Kupa, Varaku.e, Vas Construction, Kronos Konstruksion, Ed Konstruksion, 2T, Vëllezërit Hysa, Rej etj.

Një tender me vlerë rreth 19 milionë euro, kompania e Petrit Kovaçit e ka marrë pikërisht nga Bashkia e Durrësit, në bashkëpunim me kompanitë 2T dhe Vëllezërit Hysa, konretisht tenderin me objekt ‘Rehabilitimi i infrastrukturës së rrjetit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit Faza I”. Kontrata është lidhur në janar 2022.

Ndërkaq, kompanitë bashkëpuntore dhe bashkëfituese në tendera me kompaninë ‘Adriatik’ të Petrit Kovaçit, kanë fituar tendera me vlerë miliona euro nga Ujësjellësi i Durrësit, me administrator Spartak Kovaçi, i biri i Petritit.

Mes të tjerave, Ed Konstruksion i katërshes Ibrahimi, ka fituar nga Ujësjellësi i Durrësit edhe tenderin me vlerë rreth 4 milionë USD, me objekt ‘Rikonstruksione në rrjetin ekzistues të qytetit të  Durresit, zona 13/2 dhe ndërtimi i Depos 2/2,Loti I, Bashkia Durrës’.

Ndërkaq, 2T dhe Kupa, ortake të kompanisë së babait të të Spartak Kovaçit, kanë marrë mbi 10 milionë euro tendera nga Ujësjellësi Durrës me në krye Spartak Kovaçin.

Dhe paratë duket se do të shpërthejnë diku.

Në rrugën Plazh/13 në Durrës ka nisur të ndërtohet një hotel, i cili do të marrë emrin Azure Elegance Hotel, një investim disa milionë euro.

Pas këtij ndërtimi qëndron pikërisht Spartak Kovaçi, kamufluar me babanë, si dhe kushëriri i tij Genti Klosi, vëllai i drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, kunati i Alda Klosit./Prapaskena

Të lidhura

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës
Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj...

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Aktualitet

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e specializuara, ka ekzekutuar 6 vendime të Gjykatës së Posaçme për kontrolle ndaj...

18:02 15/05/2025
Para
Dhuna ndaj të miturës në kopshtin e Tiranës, reagon MAS: Të merren masa…

Dhuna ndaj të miturës në kopshtin e Tiranës, reagon MAS: Të merren masa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.