Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Falen gjobat për Covid-19 dhe tërmetin, dokumentet që duhet të dorëzoni t’ju kthehen paratë

09:06 23/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ka hyrë në fuqi udhëzimi me procedurat për qytetarët e bizneset që të përfitojnë kthimin e shumës së gjobave, në llogarinë e tyre. Bëhet fjalë për gjobat e paguara për shkeljen e akteve ligjore, për parandalimin e Covid-19.

Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare është në mbështetje të zbatimit të aktit normativ të qeverisë për faljen e gjobave për ata që thyen rregullat nga 17 prilli deri në 7 tetor. Falen edhe gjobat e vendosura nga pushteti vendor për familjet e dëmtuara nga tërmeti për shkeljet gjatë riparimeve apo rindërtimit të banesave individuale.

Udhëzimi përcakton se për kthimin e shumës të gjobës, qytetarët dhe biznesi duhet të paraqesin pranë institucionit që ka vendosur masën administrative të dhënat personale, IBAN e llogarisë bankare, ndërsa bizneset duhet të paraqesin NIPT-in dhe vërtetimin e regjistrimit të tyre nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Akti normativ përcakton se kthimi i shumës të gjobës të paguar në llogaritë bankare të përfituesve, por edhe kthimi i licencave apo lejeve të bllokuara të mjeteve do të kryhet brenda datës 15 nëntor.

Udhëzimi i plotë

-Individët dhe subjektet duhet të dërgojnë pranë strukturës përgjegjëse të institucionit që ka vendosur masën administrative në favor të cilit është bërë pagesa e gjobës (shkurt institucioni) këto dokumente:

  1. a) emër mbiemër i individit/emërtim i subjektit;
  2. b) ID kartë identiteti/NIPT;
  3. c) IBAN;
  4. d) emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale/llogarinë e subjektit;
  5. e) vërtetimin bankar që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive;
  6. f) subjektet paraqesin edhe vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

-Struktura përgjegjëse e institucionit harton urdhërpagesën për vlerat totale për çdo bankë të nivelit të dytë ku është kryer arkëtimi i gjobës, duke i bashkëlidhur listën emërore të përfituesve për bankën respektive. Urdhërpagesa për kthimin e gjobave subjekteve shoqërohet me vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe vërtetimin bankar.

-Pas konfirmimit nga strukturat përgjegjëse për Thesarin në degë, strukturat përgjegjëse të institucionit dërgojnë paralelisht listën emërore të individëve përfitues në bankën respektive të nivelit të dytë.

-Institucionet me vetëfinancim që operojnë me llogari bankare të veçantë nga llogaria e unifikuar e Thesarit “Depozitë e qeverisë”, në Bankën e Shqipërisë, zbatojnë procedurat e tyre të miratuara nga titullari.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: coviddokumentegjoba

Të lidhura

Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!
Aktualitet

Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!

Tre vite pas nisjes së luftës në Ukrainë, Marina Genkina, një nënë 40-vjeçare,  ka ndërtuar një jetë të re në...

11:19 08/06/2025
“The Times”: Eksploroni bukuritë e fshehura dhe fshatrat piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Eksploroni bukuritë e fshehura dhe fshatrat piktoreske të jugut të Shqipërisë

Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do...

10:56 08/06/2025
Para

Sinjale pozitive nga vaksina e Oksfordit, çfarë i bind shkencëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!

Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!

11:19 08/06/2025
“The Times”: Eksploroni bukuritë e fshehura dhe fshatrat piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Eksploroni bukuritë e fshehura dhe fshatrat piktoreske të jugut të Shqipërisë

10:56 08/06/2025
Nën masa të rrepta sigurie, skuadra serbe largohet nga Rinasi

Nën masa të rrepta sigurie, skuadra serbe largohet nga Rinasi

10:43 08/06/2025
Përplasen disa makina në autostradë, përfshihet nga flakët një “Opel”

Përplasen disa makina në autostradë, përfshihet nga flakët një “Opel”

10:26 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.