Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Evakuohet edhe një familje shqiptare nga Gaza

22:40 20/11/2023
Reading Time: 2 min lexim

Edhe një familje tjetër shqiptare është evakuuar nga Rripi i Gazës, njoftuan autoritetet e Shqipërisë.

Një çift dhe katër fëmijët e tyre tashmë gjenden në Egjipt dhe brenda 72 orësh do të nisen drejt Shqipërisë, tha ministri i Jashtëm shqiptar, Ilgi Hasani.

“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji”, shkroi Hasani në X, që më herët njihej si Twitter.

Ai tha operacioni për evakuimin e kësaj familjeje ishte sfidues, por u arrit falë bashkëpunimit të diplomatëve shqiptarë me ministritë e Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit.

Radio Evropa e Lirë mëson se Eiadi është vëllai i gruas që u evakuua më 13 nëntor nga Gaza së bashku me katër fëmijët e saj. Familja e saj ishte e para që arriti të evakuohej drejt Shqipërisë. Në atë kohë, Ministria e Jashtme deklaroi se po bëhen përpjekje për të evakuuar nga Gaza edhe shqiptarë të tjerë.

Deri më tani nga Rripi i Gazës janë evakuuar 11. Më herët, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, deklaroi se nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë në Gazë, por kanë qenë vetë këta shtetas që kanë kontaktuar ambasadat në Izrael dhe Egjipt për të kërkuar ndihmë.

Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor nga Izraeli janë evakuuar mbi 70 shqiptarë.

Lufta, që tani gjendet në javën e shtatë, u nxit pas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit në jug të Izraelit, kur sulmuesit e këtij grupi vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen 240 të tjerë.

Mbi 11.00 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, dy të tretat gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./rel

Të tjera

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat
Aktualitet

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Bllokimi i aksit Prrenjas-Librazhd për disa ditë ka rikthyer në vëmendje problemet serioze të infrastrukturës rrugore në vend. Inxhinieri Bleon...

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin
Aktualitet

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka lëshuar kritika të forta ndaj mënyrës se si funksionon administrata publike nën qeverisjen e...

11:06 07/03/2026
Para
Analiza e VOA: A duhet të transmetohen në televizion gjyqet e ish-presidentit Trump?

Ankimimi i Trump/ Kontroversat rreth komenteve publike dhe kërcënimeve ndaj procesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

11:06 07/03/2026
Një derë që hapi historinë: Pse 7 Marsi u bë Dita e Mësuesit në Shqipëri

Një derë që hapi historinë: Pse 7 Marsi u bë Dita e Mësuesit në Shqipëri

10:53 07/03/2026
Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

16:43 06/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.