Skip to content
Kryesore

Europol sekuestron 27 milionë euro në kriptovaluta, 9 të arrestuar

· 1 min lexim

Europol, në bashkëpunim me SPAK, Guardia Civil, Drejtorinë e Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar, Policia Federale, FIOD dhe Administratën e Zbatimit të Drogës, ka realizuar dy operacione të mëdha: Operacioni GORGON dhe Operacioni WHITEWALL.

Gjatë këtyre operacioneve, u arrestuan nëntë persona dhe u sekuestruan prova si dokumente, telefona celularë, sende me vlerë, 35,000 euro cash dhe 25 milionë euro në kriptovaluta.

Operacioni WHITEWALL ishte hetimi i parë penal që çoi në krijimin e një Task Force Operacionale të Europolit, e fokusuar në bankat e nëndheshme.

Ky operacion synonte çmontimin e rrjeteve financiare që ofronin “krim si shërbim”, kryesisht të menaxhuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që vepronin në gjithë BE-në dhe më gjerë.

Një gjetje kyçe e hetimit ishte lidhja e një anëtari të një rrjeti kriminal shqiptar që lehtësonte transferimin e parave përmes kriptomonedhave, një metodë inovative për pastrimin e parave.

Këto operacione zbuluan se bankat e fshehta dhe pastrimi i parave ishin shërbime të përdorura nga organizata kriminale të përfshira në krime të tilla si trafiku i drogës, vrasjet me pagesë dhe trafikimi i armëve.