Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Reading Time: 2 min lexim

Zhvillimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e organizatave ndërkombëtare mjedisore dhe institucioneve europiane. Organizata EuroNatur deklaron se Shqipëria nuk ka respektuar procedurat e detyrueshme për mbrojtjen e zonave të mbrojtura në rastin e projektit të Zvërnecit, ndërsa paralajmëron se shqetësimet e ngritura prej kohësh nga Bashkimi Evropian tashmë po materializohen në terren.

Në një intervistë për DW, Annette Spangenberg, drejtuese e sektorit të ruajtjes së natyrës në EuroNatur, shprehet se projekti nuk ka arritur të dëshmojë asnjë nga elementet e zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas saj, mungojnë transparenca, vlerësimet e ndikimit në mjedis dhe konsultimet publike, çka përbën shkelje serioze të legjislacionit për mbrojtjen e natyrës dhe të angazhimeve që Shqipëria ka marrë në procesin e integrimit europian.

Zona e Pishë Poro–Nartës është pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë–Nartë dhe konsiderohet një pikë kyçe për shpendët migratorë në korridorin e Adriatikut. EuroNatur thekson se, si sit kandidat i rrjetit Emerald dhe pjesë e ardhshme e rrjetit Natura 2000, çdo ndërhyrje në këtë territor duhet t’i nënshtrohet procedurave të posaçme mjedisore përpara miratimit dhe nisjes së punimeve.

“Për këtë arsye, çdo ndryshim në gjendjen e tij duhet t’u nënshtrohet procedurave të posaçme që fatkeqësisht, Shqipëria nuk i ka respektuar”, deklaron Spangenberg.

Sipas saj, autoritetet dhe zhvilluesit duhej të kryenin vlerësime të plota të ndikimit mbi mjedisin dhe biodiversitetin përpara se të ndërhynin në zonë, ndërsa EuroNatur vlerëson se një proces i tillë nuk është ndjekur në rastin e Nartës.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka deklaruar se po monitoron nga afër situatën. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Brukseli ka marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet europiane do të respektohen. Megjithatë, organizatat mjedisore kundërshtojnë këtë qasje, duke argumentuar se procedurat duhej të paraprinin çdo ndërhyrje në terren.

EuroNatur shpreh gjithashtu shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet Strategjike, duke paralajmëruar se ato kanë dobësuar ndjeshëm mekanizmat mbrojtës dhe mund të krijojnë precedent që situata të ngjashme të përsëriten edhe në zona të tjera të mbrojtura në Shqipëri.

“Ajo që po ndodh sot në Nartë mund të ndodhë nesër në çdo zonë tjetër të mbrojtur në Shqipëri”, thekson Spangenberg, duke shtuar se çështja nuk është më vetëm lokale, por lidhet me vetë të ardhmen e mbrojtjes së natyrës dhe përmbushjen e standardeve europiane nga Shqipëria.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome
Aktualitet

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një...

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)
Aktualitet

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Nga maja e Dajtit, Tirana duket sikur merr frymë me vështirësi. Në ditët kur qielli duhet të jetë i kthjellët,...

12:17 18/06/2026
Para
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Lajmet e fundit

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

11:40 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip