Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Eurodeputeti Gahler: PPE mbështet konsensusin PD-PS, deklaratat e mazhorancës shkojnë kundër marrëveshjes

17:38 07/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Michael Gahler, zëdhënës i PPE për politikën e Jashtme, deputet në parlamentin Europian njëkohësisht politikan gjerman ka uruar partitë në Këshillin Politik Shqiptar, që pas Marrëveshjes së 5 qershorit ranë dakord për paketën Zgjedhore si dhe ka kërkuar miratim sa më shpejt të Paketës së ndryshuar për Kodin Zgjedhor dhe zbatimin e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale, por pa ndryshime të njëanshme nga qeveria.

Ky konsensus, shton Gahler në një postim të tijin në mediat sociale, ka qenë një kusht kryesor i BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE. “Ai duhet të ndiqet nga zbatimi i sinqertë i Ligjit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.”

Zëdhënësi i grupit paralajmëroi qeverinë të mos bëjë veprime që shkojnë kundër konsensusit të arritur në 5 Qershor me Partinë Demokratike.  Gahler shprehet se bisedimet e partisë në pushtet për ndryshime të njëanshme të tjera bien në kundërshtim me konsensusin e arritur.

Michael Gahler thekson më tej se KE kërkoi që Shqipëria të qartësojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që bashkitë në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, shkruan eurodeputeti më tej, e kundërshton nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Gahler thekson po ashtu se këto janë tre kushte të rëndësishme nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE.

Gjithashtu, në postim theksohet se duhet të fillohet ndjekje penale lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.

Deklarata e plotë:

Ne, grupi i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Evropian, urojmë palët në Këshillin Politik shqiptar, në të cilin, pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, u ra dakord për paketën e amendamenteve për zgjedhjet. Ne vlerësojmë konsensusin mes palëve, që përfshinte Partinë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete. Çdo deklaratë nga partia në pushtet për ndryshime të tjera të njëanshme shkon kundër konsensusit të arritur.

Ky konsensus ka qenë një kusht kryesor i BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ai duhet të ndiqet nga zbatimi i sinqertë i Ligjit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Në mars, Këshilli Evropian, kërkoi që Shqipëria të qartësojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që bashkitë në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e kundërshton nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Këto janë tre kushte të rëndësishme nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE.

Opinionet e kohëve të fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e medias dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymë dhe në gërmë, në mënyrë që të korrigjojnë devijimet e mëparshme dhe të ecet përpara.

Gjithashtu, duhet të fillohet ndjekje penal lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.

Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndërpartiake.

Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.

Të lidhura

Horoskopi sot: 4 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 4 Korrik 2025

DASHI Ka ardhur koha për të eksploruar rrugë të reja dhe për t'u distancuar nga rutina. Një vlerësim i kujdesshëm...

07:58 04/07/2025
Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo
Bota

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Pas më shumë se një dekade mungesë, Papa Leoni XIV do të rikthejë këtë fundjavë një traditë të lashtë papnore,...

18:56 03/07/2025
Para

Keqmenaxhimi me COVID-19/Prej javësh në pritje të tamponit, 29 vjeçarja me temperaturë dhe e mbyllur në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 4 Korrik 2025

Horoskopi sot: 4 Korrik 2025

07:58 04/07/2025
Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

18:56 03/07/2025
Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

18:37 03/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

18:12 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.