Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Euro në rënie të lirë, zbret poshtë nivelit të 115 lekëve

09:10 15/12/2022
Reading Time: 2 min lexim

Euro thelloi më tej rënien në kursin e këmbimit ditën e mërkurë, duke zbritur për herë të parë poshtë vlerës së 115 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 114.82 lekë, në rënie me 0.39 pikë krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, në dy javët e para të dhjetorit, monedha europiane ka humbur gjithsej dy pikë në kursin e këmbimit kundrejt Lekut.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kërkesa për Euro në javët e fundit në tregun valutor ka pësuar rënie të mëtejshme, pas ndërprerjes së blerjeve nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Rreshjet e shumta dhe shtimi i prurjeve të lumenjve kanë rritur prodhimin e energjisë në vend dhe kanë ulur nevojën për importe, madje në këtë periudhë KESH ka realizuar eksporte të saj në sasi të mëdha.

KESH ka qenë një faktor i rëndësishëm në tregun e këmbimit valutor gjatë këtij viti, për shkak të importeve të energjisë që vlerësohen në shifra mjaft të mëdha, me më shumë 300 milionë euro. Ndërprerja e blerjeve nga KESH i ka dobësuar edhe më shumë pozitat e Euros në tregun valutor. Monedha europiane ka pasur një tendencë të vazhdueshme rënëse gjatë gjithë vitit, pavarësisht importeve të mëdha të energjisë dhe shtrenjtimit të importeve. Në datë 14 dhjetor, kursi Euro – Lek rezulton në rënie me 4.8% krahasuar me fundin e vitit 2021.

Ekspertët besojnë se për javët në vazhdim tendencat e kursit me shumë të ngjarë do të jenë në drejtim të një dobësimi të mëtejshëm të Euros, duke pasur parasysh edhe faktorin sezonal. Pjesa e dytë e muajti dhjetor shoqërohet me kthim të emigrantëve dhe shtim të turistëve të huaj, duke rritur në këtë mënyrë ofertën e valutës në treg.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, deri në fund të 9-mujorit, deficiti i llogarisë korrente ishte në vlera të përafërta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, sipas ekspertëve, kursi mund të jetë ndikuar nga ecuria në rritje e investimeve të huaja direkte, si edhe nga kontributi gjithmonë i konsiderueshëm i prurjeve informale të valutës.

Forcimi i vazhdueshëm i Lekut po rezulton një zhvillim i volitshëm në kushtet e inflacionit të lartë dhe këtë vit ka zbutur pjesërisht rritjen e çmimeve të importit, duke pasur parasysh se Euro është monedha kryesore në transaksionet e tregtisë së jashtme të vendit. Mbiçmimi i Lekut sjell përfitime edhe për huamarrësit në Euro, por me të ardhura në monedhën vendase. Nga ana tjetër, forcimi i Lekut po ndikon negativisht sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve, si edhe subjektet që kanë kursime në monedhën europiane./RevistaMonitor/

Burimi: Banka e Shqipërisë

Të tjera

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve
Aktualitet

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, pasi...

13:28 13/08/2025
Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre
Aktualitet

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pranë fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol. Nga përplasja e dy motorëve, ka...

12:49 13/08/2025
Para
Sherr me thika në Gramsh, plagoset rëndë një 37-vjeçar  (Emrat)

Sherr me thika në Gramsh, plagoset rëndë një 37-vjeçar (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

13:28 13/08/2025
Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

12:49 13/08/2025
“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

12:39 13/08/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

E rëndë në Vlorë/ Gjendet i mbytur 70-vjeçar në Plazhin e Vjetër

12:26 13/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.