Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Eskluzive/ SPAK mësyn në ministrinë e Ballukut për tunelin e Llogarasë

13:33 30/07/2024
Reading Time: 3 min lexim

Ministres së tenderave, Belinda Ballukut i janë bërë “mal” kallëzimet në SPAK, ndaj organi i Posaçëm i Akuzës ka mësyrë sërish në ministrinë e saj. Burime ekskluzive për Gazeta Reforma bëjnë me dije se këtë herë, SPAK kërkon të grumbullojë prova për “Tunelin e Llogarasë”, ku janë vjelur në mënyrë të paligjshme miliona lekë nga xhepat e qytetarëve.

Ky tunel u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 170 milionë euro nga buxheti i shtetit, por nuk mjafton me kaq. Qytetarët që domosdo do të kalojnë në tunelin me gjatësi prej 5.9 kilometrash do të paguajnë një taksë prej 5 eurosh, një rrugë jo e lirë për t’u kaluar, me gati 1 euro për kilometër.

Kjo taksë, e cila përkthehet gati sa një ditë pune në Shqipëri, do jetë e papërballueshme nga shtresa e ulët dhe e mesme e shoqërisë, mirëpo do jetë shumë fitimprurëse për Ballukun dhe oligarkët e tjerë bashkëpunues.

Punimet për ndërtimin e tij u realizuan nga kompania turke Intekar Yapi Turizm Elektrik në bashkëpunim me kontraktorin shqiptar Gjoka Konstruksion.

Mirëpo ndërtimi i këtij tuneli ka kaluar në një zinxhirë tenderësh. Në mars të vitit 2021, qeveria shqiptare tenderoi për herë të parë ndërtimin e tunelit të Llogarasë me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro me kursin e sotëm.

Në tender u paraqitën 6 oferta ku më e ulëta ishte ajo e kompanisë shqiptare Gjoka Konstruksion me 14 miliardë lekë ose 140 milionë euro. Por ministria e Infrastrukturës e anulloi tenderin me arsyen zyrtare se asnjëra nga ofertat nuk ishte e përshtatshme.

Tuneli i ritenderua në korrik të vitit 2021. Qeveria shpalli fitues të garës bashkimin e dy kompanive turke, por këtë herë me vlerën 17 miliardë lekë ose 170 milionë euro. Pra 30 milionë euro më shumë se oferta në tenderin e parë që u anullua.

Tuneli i Llogarasë u ndërtua nga kompania që dha ofertën 140 milionë euro në tenderin e parë të anulluar. Vetëm me një ndryshim. Qytetarët shqiptarë paguan 170 milionë euro, pasi 30 milionë shkuan si divident në Ankara. Kjo është tarifa më e madhe që është regjistruar ndonjëherë në një punë publike në Shqipëri. Goli që “u hartua” në zyrat në Ankara.

Tani që SPAK u zgjua sërish për Ballukun, kjo e fundit nga do t’ja mbajë me aferat korruptive?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arben ahmetajBelinda Balluku

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para
Bardhi i kërkon dorëheqjen Spiropalit

Sot në Kuvend emërohen ministrat e rinj/ Bardhi: Duam 6 orë debat

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip