Skip to content
Bota

ËSHTË DJALË! Vjen në jetë fëmija i Meghan Markle dhe princit Harry

· 1 min lexim

Pasi korrespondenti mbretëror i “Sky News”, Rhiannon Mills, konfirmoi publikisht lajmin që Meghan Markle ka pasur mëngjesin e sotëm kontraksionet e para, së fundmi është publikuar lajmi i ëmbël që dukesha ka lindur dhe është bërë nënë për herë të parë e një vogëlushi.

Princ Harry së bashku me bashkëshorten e tij kanë pritur bebushin mbretëror i cili peshon 3.3 kg.

Meghan dhe Harry përmes llogarisë së tyre të përbashkët në Instagram e kanë konfirmuar lajmin e shumëpritur dhe në postimin në fjalë kanë vërshuar pëlqimet dhe komentet njëri pas tjetrit.