Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Erisa Xhixho: Standard & Poor’s rrëzon premtimin për BE, mashtrim elektoral nga Rama

22:25 26/03/2025
Reading Time: 2 min lexim

Erisa Xhixho, kandidate e koalicionit “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Tiranës dhe nënkryetare e Partisë së Lirisë, ka reaguar ndaj një raporti të publikuar nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s, duke theksuar se sipas analizës së tyre, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 nuk është i realizueshëm.

Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan se raporti vë në dukje dobësitë strukturore që pengojnë përparimin e vendit në këtë drejtim:

“Vlerësimi i Shqipërisë mbetet i kufizuar nga kuadri institucional relativisht i dobët, mundësitë e kufizuara të politikës monetare dhe nevojat e moderuara për financim të jashtëm. Mbi 50% e borxhit të qeverisë është në monedhë të huaj ose me afat të shkurtër. Për më tepër, ekonomia përdor gjerësisht euron dhe është shumë informale.”

Sipas saj, këto janë tregues të qartë se qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë përpjekjet e nevojshme për të përshpejtuar ritmin e reformave, që do ta afronin vendin me standardet e BE-së. Ajo citoi më tej konstatimin kryesor të raportit të S&P:

“Pa një përpjekje të konsiderueshme për të përshpejtuar ritmin e reformave, ne e konsiderojmë të pamundur që Shqipëria të jetë e pranueshme për anëtarësim në BE përpara vitit 2030.”

Duke e cilësuar këtë si një tjetër mashtrim elektoral të kryeministrit Rama, Xhixho theksoi se qytetarët do të reagojnë ndaj premtimeve të pabazuara në realitet:

“Më 11 maj, shqiptarët do të zgjedhin programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke refuzuar çdo përpjekje të dëshpëruar të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me mashtrime.”

Deklarata vjen në prag të fushatës zgjedhore, ndërkohë që debati mbi integrimin europian të Shqipërisë po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në diskursin publik dhe politik të vendit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër
Aktualitet

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për vite me radhë, dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri kanë prodhuar emra trafikantësh, zyrtarësh, ndërmjetësish dhe politikanësh. Por...

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome
Aktualitet

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një...

12:37 18/06/2026
Para
Pazari me shëndetin

Pazari me shëndetin

Lajmet e fundit

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip