Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Energjetika dominon investimet e huaja, bien hidrokarburet, rriten flukset në sektorin financiar

16:58 28/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Biznesi i energjetikës duket se është kthyer në një sektor me leverdi në vendin tonë, sidomos nga të huajt që nuk druhen të investojnë aty.

Kjo, jo pa qëllim e renditi sektorin e energjetikës në vend, në atë që dominoi investimet e huaja edhe për 3-mujorin e dytë të vitit.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregohet se sektori i energjisë dhe gazit gjeneroi 90 milionë euro investime të huaja, në rritje me gati 50% krahasuar me një vit më parë.

Investimet në energjetikë përbënin pothuajse 41% të investimeve të huaja në ekonominë shqiptare gjatë 3-mujorit të dytë.

Ndërtimi i gazsjellësit TAP, që tashmë është drejt fundit (në fazën e ndërtimit të tubacionit nën ujë) sjell pjesën më të madhe të totalit të këtij sektori.

Investimet e huaja

Sektori financiar regjistroi një rritje të fortë të investimeve të huaja gjatë tremujorit të dytë, duke prekur vlerën e 49 milionë eurove, 36% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Për 3-mujorin e dytë, ky sektor solli 22% të fluksit neto të investimeve të huaja direkte.

Rritje surprizë në 3-mujorin e dytë ishte ajo në sektorin e industrisë përpunuese, me 18 milionë euro investime, tre herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Si rrallëherë, industria përpunuese solli më shumë investime se industria nxjerrëse.

Gjatë 3-mujorit të dytë, investimet në industrinë nxjerrëse ishin vetëm 6 milionë euro, çka tërthorazi dëshmon ngadalësim të investimeve në degën kryesore, atë të nxjerrjes së naftës bruto, si rrjedhojë e bllokimit të aktivitetit të industrisë nxjerrëse nga koronavirusi.

Po t’i shohim shifrat mbi bazë 6-mujore, energjetika dominon sërish, por me një peshë specifike më të ulët, 35% të investimeve të huaja direkte. Ky sektor ka sjellë 140 milionë euro investime deri tani këtë vit, 20% më pak krahasuar me vitin e kaluar.

Për 6-mujorin, industria nxjerrëse vazhdon të jetë sektori i dytë më i rëndësishëm, me 18% të fluksit të investimeve, e ndjekur nga shërbimet financiare, me 13%.

Në stokun historik të investimeve të huaja, energjetika që prej vitit 2017 është bërë sektori dominues.

Në mesin e këtij viti, investimet totale në sektorin energjetik arritën në mbi 2.5 miliardë euro ose 30% e stokut total të investimeve të huaja, si rrjedhojë e projektit të ndërtimit të gaysjellësit TAP, që në Shqipëri kishte një investim total prej 1.5 miliardë eurosh..

Industria nxjerrëse ka kaluar telekomunikacionet, me një vlerë totale investimesh prej 1.22 miliardë euros ose 14.5% të totalit.

Me gjithë rënien e viteve të fundit, sektori i telekomunikacioneve ngelet i treti për nga stoku i investimeve të huaja, me 1.1 miliardë euro, ose rreth 13% të totalit.

Edhe investimet në shërbimet bankare dhe financiare qëndrojnë sipër pragut të 1 miliardë eurove. Në mesin e këtij viti, ato kishin vlerën e 1.08 miliardë eurove, me një peshë specifike të ngjashme me sektorin e telekomunikacioneve.

/Burimi: Monitor.al/Përgatiti: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: dominimenergjetikahidrokarburetinvestime

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Ja çfarë shkakton pirja e një filxhani kafeje me stomakun bosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.