Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ëndërron të bëhet president/ Lëvdatat e Nanos ndaj Ramës, gazetari Kikia zbulon çfarë fshihet pas tyre

16:54 05/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme lideri historic i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka qenë në një intervistë në emisionin Opinion, ku nuk kanë munguar lavdet për pasardhësin e tij, Edi Ramën. Për gazetarin Mentor Kikia, Nano tregoi pikërisht modelin si një udhëheqës nuk duhet të jetë. Kikia shkruan në rrjetet sociale se Nano ëndërron të bëhet president dhe për këtë i duhet Rama. Ndër të tjera gazetari përmend faktin se Nano bëri diçka të paprecedentë, detyroi shqiptarët të rikthenin me votë Sali Berishën, për largimin e të cilit kishin protestuar.

Postimi i plotë i Kikisë:

Nano, modeli se si një udhëheqës nuk duhet të jetë!

Ashtu siç pritej, Fatos Nano në një intervistë që dha në Opinion, tërhoqi vëmendje. Sepse ai kishte kohë që nuk kishte folur, por dhe sepse ne shqiptarët vdesim të dëgjojmë ata që i kanë zhvatur.

Fatos Nano bën pjesë tek ata politikanë që i ka provuar të gjitha. Kur Rama (i) mori drejtimin e PS-së, ai tentoi të bënte një “puç politik”, por e la në mes pasi shkonte në takim dy orë me vonesë dhe nuk e ndoni kush më. Ai është një politikan shumë i zoti, por një dembel shembullor.

Unë mendoj se Nano i përket historisë tashmë, ndërsa ai vetë thotë që jo.

Nano ëndërron të bëhet president. Eshtë stacioni i fundit si politikan. Dhe për këtë i duhet Rama, ndaj ai nuk i kurseu lëvdatat ndaj qeverisë socialiste dhe Ramës vetë. Padyshim, ata që mendonin se do të shikonin një Nano opozitar, që meqë e kishte akuzuar dikur Ramën për thonjtë e paprerë, kanë ëndërruar kot.

Fatos Nano është i rëndësishëm për muzeun e PS-së. Ai është politikani më liberal që e ka drejtuar atë parti. Është kryeministri që qeverisi mbi sistem dhe nuk e mblodhi pushtetin rreth vetes. Por ai është edhe kryeministri që e shndërroi korrupsionin në institucion. Nano ishte ai që “detyroi” shqiptarët që të bëjnë gjënë më të paprecedentë; të rikthejnë me votë Sali Berishën, për largimin e të cilit i kishin vënë flakën tërë vendit. Nano hodhi themelët e praktikave dhe sistemeve korruptive që u betonuan nga pasardhësit e tij.

Ai është gjithashtu i pari zyrtar që bëri fillimisht burgun dhe pastaj krimin.

Për këto, ai nuk mund të jetë një president!

Për këto, ai nuk mund të jetë modeli për politikanët e rinj!

Për këto, ai nuk duhet të jetë më referim!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: fatosmentor kikianano

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para

Dosja bombë e SPAK/ Artan Hoxha: “Telefonata më të forta se të Ndragheta-s”

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip