Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Emri/ Meta propozon kandidatin e ri në krye të KLSH

11:23 21/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërkohë që kreut të KLSH-së Bujar Leskaj i ka mbaruar mandati.

Aktualisht Shaqiri është këshilltar i Kreut të Shtetit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

Sipas Metës, zoti Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve.

“Gjatë eksperiencës 26-vjeçare të punës në institucionet e larta shtetërore si: Ministria e Financave, Shërbimi Informativ i Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe aktualisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, z. Bahri Shaqiri ka treguar integritet të lartë moral dhe profesional në ushtrimin me sukses të detyrave kaq të rëndësishme.
Zoti Shaqiri gjatë ushtrimit të detyrave të mësipërme, ka patur bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomiko-financiar. Zoti Shaqiri ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit për të garantuar drejtimin profesional të këtij institucioni të pavarur. Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature i përcillet sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim,”-thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar:

CURRICULUM VITAE
BAHRI SHAQIRI
TË DHËNA PERSONALE:
Datëlindja: 08.6.1970
Vendlindja: Tiranë

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME:

1988-1992 Dega Drejtësi, Fakulteti i Drejtësië, Universiteti i Tiranës
2006 Përfundon specializimin pasuniversitar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”, pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare
2010 Përfundon studimet dhe merr titullin “Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare”
2005 I është akorduar titulli “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë
2009 Përfundon studimet dhe certifikohet nga Ministria e Financave si “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”
Z. Bahri Shaqiri ka kryer me sukses trajnime në fushën e sigurisë kombëtare dhe të menaxhimit, për të cilat është pajisur me certifikatat përkatëse.

EKSPERIENCA NË PUNË:
Tetor 2017 – e në vazhdim Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare
Shkurt 2016 – tetor 2017 Zëvendësministër i Transportit dhe Infrastrukturës
2014 – 2015 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes
2005 – 2012 Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH)
2005 – 2012 Anëtar i Këshilllit të Sigurisë Kombëtare dhe Anëtar i Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë Kombëtare
2002 – 2005 Drejtor i Kabinetit të Drejtorit të SHISH dhe Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
1994 – 2002 Jurist dhe Këshilltar Ligjor në Sektorin Privat
1992 – 1994 Jurist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Financiare

Sakaq burime për “gazetareforma.com” bëjnë me dije se Leskaj do të jetë kreu i ri i SHISH, duke zëvendësuar Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Etiketa: qeveria

Të tjera

“Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 ton kokainë në BE, detaje nga dosja
Aktualitet

“Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 ton kokainë në BE, detaje nga dosja

Të dielën, para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u paraqitën të arrestuarit e deritanishëm të asaj...

13:26 11/08/2025
Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë-Thanës
Aktualitet

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë-Thanës

Në kulmin e sezonit turistik, pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë po përballen me një numër të lartë hyrjesh, teksa...

13:12 11/08/2025
Para

21 janari/ Rama përkujton viktimat bashkë me familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 ton kokainë në BE, detaje nga dosja

“Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 ton kokainë në BE, detaje nga dosja

13:26 11/08/2025
Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë-Thanës

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë-Thanës

13:12 11/08/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Ra nga kantieri i ndërtimit në “Kinostudio”, humb jetën punëtori 66-vjeçar

12:46 11/08/2025
Në kulmin e sezonit Saranda prej 6 ditësh pa ujë, banorët: Ujësjellësi furnizon vetëm hotelet!

Në kulmin e sezonit Saranda prej 6 ditësh pa ujë, banorët: Ujësjellësi furnizon vetëm hotelet!

12:27 11/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.