Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Emigracioni i ‘trurit’, renditja e Shqipërisë paraqitet alarmante

11:05 09/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Për vite me radhë, Shqipëria po renditet në listën e vendeve me nivelin më lartë të emigracionit të popullsisë të arsimuar, i njohur si fenomeni “Brain Drain” (emigrimi i trurit) në raport me popullsinë.

Seksioni i FDI Intellegence në Financial Times llogariti se Shqipëria bashkë me 9 vende afrikane kishin nivelin më të lartë të emigrimit të trurit edhe në vitin 2022.

“FDI Intellegence” analizoi të dhënat nga 179 vende në të gjithë botën dhe për vitin 2022, rezultoi se ishulli polinezian i Samoas ishte kombi më i prekur, me nivelin më të lartë të emigrimit të “kapitalit njerëzor dhe ikjes së trurit”.

Ai u pasua nga Xhamajka, Palestina, Mikronezia, Somalia, Eriteria, El Salvador, Shqipëria, Haiti dhe Guyana. Siç shihet nga të dhënat, Shqipëria është i vetmi vend jashtë Afrikës për nivelin më të lartë të emigrimit të trurit duke u renditur e 8-ta në rang global në vitin 2022.  Situata e largimit të trurit nga Shqipëria ka qenë më e rëndë para pandemisë Covi-19. Studimi tregon se Shqipëria ishte e katërta në rang global për nivelin e lartë të emigrimit të trurit.

Largimi i trurit, i cili i referohet një numri të madh njerëzish të arsimuar ose profesionistë që lëvizin për të jetuar dhe punuar jashtë vendit, mund të rëndojë shumë në perspektivat e zhvillimit të një vendi. Hartuesit e raportit vunë në re se emigrimit i trurit ishte tipar i shteteve ishullore përveç Shqipërisë.

Autorët e studimit evidentuan se emigrimi i trurit vjen si kombinim i faktorëve politik, klimatike dhe ekonomike. Përveç shteteve të vogla ishullore në zhvillim, vendet në Afrikës Sub-Sahariane janë gjithashtu të prekura nga largimi i kapitalit njerëzor.

Pothuajse gjysma e 89 vendeve kishin ikje të trurit mbi mesataren dhe shumica e tyre janë në Afrikën Sub-Sahariane, sipas analizës së FDI.

Ndërsa arsyet e emigrimit ndryshojnë ndërmjet individëve dhe vendeve, ikja e trurit ndikohet gjerësisht nga presionet politike, ekonomike dhe mjedisore.

Mungesa e fuqisë punëtore që nga pandemia Covid-19, si dhe plakja afatgjatë, ka bërë që disa vende të konkurrojnë për të tërhequr njerëz të aftë, gjë që ka përshpejtuar ikjen e trurit nga vendet e tjera.

Vendet me të ardhura të larta, të cilat zakonisht ofrojnë mundësi më të mira ekonomike dhe më shumë stabilitet politik, priren të kenë nivele shumë më të ulëta të largimit të kapitalit njerëzor.

Në vitin 2022, Australia kishte rezultatin më të ulët të indeksit prej 0.4, e ndjekur nga Suedia (0.6), Norvegjia (0.6), Kanadaja (0.7) dhe Zvicra (0.8). Katari, një shtet i pasur i naftës, ishte i vetmi emër i Lindjes së Mesme që u shfaq në 10 vendet me rezultatet më të ulëta të treguesve të ikjes së trurit.

Të gjitha studimet tregojnë që Shqipëria u përfshi në një valë të re emigracioni dekadën e fundit, e cila preku të gjithë popullsinë dhe nivelet e arsimit. Emigracioni ka shkaktuar emergjencë për punonjës te të gjitha bizneset./ Monitor.al

Të tjera

Italia arreston për dosjen e drogës Troplini, Ardita Kuçi e AZHBR i jep 22 mln lekë “fermerit” Xhevdet Troplini, 10 ditë pas arrestimeve
Aktualitet

Italia arreston për dosjen e drogës Troplini, Ardita Kuçi e AZHBR i jep 22 mln lekë “fermerit” Xhevdet Troplini, 10 ditë pas arrestimeve

Nga Elton Qyno Teksa në 1 shkurt 2025, prokuroria e Barit në Itali lëshoi 28 urdhër-arreste për arrestimin e anëtarëve...

13:59 13/01/2026
Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut
Aktualitet

Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Një akuzë e rëndë dhe alarmante ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut, ku organizatat për mbrojtjen e kafshëve ngrenë dyshime...

13:18 13/01/2026
Para
U nis për të peshkuar, gjendet i pajetë 70-vjeçari në Velipojë

U nis për të peshkuar, gjendet i pajetë 70-vjeçari në Velipojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Italia arreston për dosjen e drogës Troplini, Ardita Kuçi e AZHBR i jep 22 mln lekë “fermerit” Xhevdet Troplini, 10 ditë pas arrestimeve

Italia arreston për dosjen e drogës Troplini, Ardita Kuçi e AZHBR i jep 22 mln lekë “fermerit” Xhevdet Troplini, 10 ditë pas arrestimeve

13:59 13/01/2026
Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

13:18 13/01/2026
Skandal me sigurinë bankare në BKT, si u klonuan kartat në Tiranë dhe paratë u vodhën jashtë vendit

Skandal me sigurinë bankare në BKT, si u klonuan kartat në Tiranë dhe paratë u vodhën jashtë vendit

12:50 13/01/2026
‘Smart City’, nga tender në kërcënim real për qytetarët: korrupsion, kontroll dhe frikë

‘Smart City’, nga tender në kërcënim real për qytetarët: korrupsion, kontroll dhe frikë

11:05 13/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.