Skip to content
Të Gjitha

Ekzekutohet me breshëri automatiku pronari i një televizioni në Lezhë

· 1 min lexim

Persona të paidentifikuar ekzekutuan ditën e sotme me armë zjarri 47-vjeçarin Kastriot Reçi.

Ngjarja është regjistruar sapo Reçi doli nga lokali i tij në Rrëshen.

Mësohet se 47-vjeçari është pronar i televizionit “Media Plus”, që operon në qarkun e Lezhës.

Policia ka ngritur postblloqe në hyrjen dhe daljet e qytetit dhe në Rrugën e Kombit, për kapjen e autorëve.

Mirditë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.