Skip to content
Të Gjitha

Ekzekutimi i drejtorit të OSHEE 4 vite më parë, zbulohet lidhja me vrasjen e Kastriot Reçit

· 1 min lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen.

Dyshohet se Reçi është autor i vrasjes së ish-drejtorit të OSHEE për veriun, Sajmir Jaku, më 9 shtator të 2016-ës.

Kjo akuzë nuk u provua asnjëherë dhe Reçi nuk u arrestua.

Kastriot Reçi u vra teksa po dilte nga lokali i tij në Rrëshen.

Gjithashtu vëllain ia ekzekutuan në Romë 2 vite më parë teksa po kthehej në shtëpi.

Dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet për pazare droge.

Kastriot Reçi ishte pronar i televizionit “Media Plus” në Lezhë.

Në zonë ai njihej si person i qetë dhe jo problematik.