Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekzekutimi i Bujar Çelës/ 4 autorët të veshur si policë, qëlluan të gjithë drejt viktimës

10:23 17/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Pas ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës, në orët e para të mëgjesit në Bradashesh të Elbasanit, forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë shkuar në vendngjarje.

Forcat e shumta të policisë, njësitet speciale dhe ekspertë të kriminalistikës kanë rrethuar vendin e ngjarjes si dhe kanë vendosur postoblloqe e kanë bërë krehjen e zonës.

Bëhet me dije se Bujar Çela është qëlluar nga vrasës profesionistë, të armatosur dhe të maskuar, të cilët nuk i kanë lënë mundësi as të reagonte. Ngjarja ka ndodhur në orën 05.45 të mëngjesit të sotëm, në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Nga kërkimet e policisë, pranë fshatit Murrash është gjetur pak më parë  i djegur një mjet tip ‘Renault’ me targa AA 876 DC. Dyshohet se automjeti u përket autorëve të ekzekutimit të Bujar Çelës.

Nga mënyra e ekzekutimit, duket se vrasja ka qenë e mirëorganizuar dhe autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë kohës 50-vjeçarin Bujar Çela.

Ndërkohë vëllai i Bujar Çelës, Talo Çela, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, dyshohet se kanë qenë 4 autorë të kamufluar si policë, që kanë qëlluar njëkohësisht përpara një lokali te rrethrrotullimi i Bradasheshit, duke i marrë jetën Bujar Çelës, vëlla i Talo Çelës. 50-vjeçari është ekzekutuar sapo ka zbritur nga makina e tij për të pirë një kafe.

Raportohet se në momentin që ai ka parkuar makinën dhe ka dalë prej saj duke u drejtuar për në lokal, autorët kanë qëlluar  njëkohësisht drejt tij.

Nga kqyrja e trupit të viktimës dhe gëzhojave, dyshohet se atentatorët kanë përdorur armë zjarri pistoletë.

Kujtojmë se Bujar Çela punonte si taksist në zonë dhe priste udhëtarët që vinin nga Greqia. Gjithashtu, Policia ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të zonës, për tëzbardhur sa më shumë detaje rreth ngjarjes dhe autorëve.

Ndërkohë, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka thënë për mediat se në momentin kur ka ndodhur vrasja ai ka qenë në banak dhe nuk i ka parë atetnatorët dhe as nuk ka dëgjuar të shtëna.

“Pinte kafe në mëngjes. S’ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë- shumë i mirë. Isha brenda kur ndodhi ngjarja”, ka thënë pronari i lokalit.

Njoftim i Policisë:

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh,  Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një  lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore  nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Pamje nga vendngjarja:

Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm.

 

Etiketa: autoretdetajeekzekutimiElbasanmakinaRenea

Të tjera

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat
Aktualitet

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit....

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra
Aktualitet

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pas rreth 10...

22:19 06/02/2026
Para

Rrezik nga Tërmeti? BB: Ja sa banorëve u kanoset jeta në ndërtesa të rrezikshme në Tiranë e Durrës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.