Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar

16:20 04/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar

Një prezervativ 200-vjeçar do të ekspozohet këtë javë në muzeun më të famshëm të Holandës, Rijksmuseum në Amsterdam, krah veprave të epokës së artë holandeze.

Ky kontraceptiv i rrallë, një suvenir luksoz i shekullit të 19-të, është i pari i llojit të tij që bëhet pjesë e koleksionit të këtij institucioni prestigjioz.

Mendohet se daton rreth vitit 1830 dhe është prodhuar në Francë, ndoshta në një bordello të nivelit të lartë në Paris.

Është përpunuar nga membranë shtazore, me shumë mundësi nga apendiciti i një deleje, material që përdorej përpara shpikjes së gomës së vullkanizuar.

Ajo që e bën të veçantë është një ilustrim erotik i gdhendur mbi të, ku shfaqet një murgeshë gjysmë e zhveshur që tregon me gisht organin gjenital të njërit prej tre klerikëve.

Nën figurë gjendet mbishkrimi në frëngjisht: Voilà, mon choix – “Ja, kjo është zgjedhja ime”.

Kuratorja Joyce Zelen thotë se ilustrimi është një satirë ndaj mitit të Gjykimit të Parisit, ku një princ duhet të zgjedhë mes tri perëndeshave. Sipas saj, ky detaj sugjeron që blerësi i parë ishte një person me shije të hollë dhe njohuri kulturore.

Objekti u ble për 1000 euro në një ankand në Haarlem muajin e kaluar dhe tani është vendosur në një kuti qelqi, pjesë e ekspozitës “Seks i sigurt?”.

Kjo ekspozitë përfshin vizatime dhe gravura historike që trajtojnë seksualitetin, shëndetin dhe punën seksuale në shoqëritë evropiane.

Para shekullit të 19-të, prezervativët nuk ishin të përhapur dhe prodhoheshin nga materiale të pazakonta si liri, zorrë kafshësh apo guaska breshkash.

Efikasiteti i tyre për të parandaluar shtatzëninë apo sëmundjet seksualisht të transmetueshme ishte i kufizuar. Në vitet 1830, përdorimi i tyre nuk pranohej nga shoqëria, veçanërisht nga kisha.

Shiteshin në fshehtësi, zakonisht në shtëpi publike, megjithëse dokumentet flasin për dyqane luksoze që i ofronin për klientelë të veçantë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Muze prevativ

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip