Skip to content
Kryesore

Eksplozivi në Vlorë, lokali në pronësi të Bledar Birçaj

· 1 min lexim

Shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes në Vlorë i ka shkaktuar dëme materiale një lokali të cilin e kishte në pronësi biznesmeni Bledar Birçaj, i cili u vra në një atentat të mirëorganizuar më 10 maj 2021.

Birçaj u qëllua me breshëri plumbash gjatë një udhëtimi me makinë nga persona të paidentifikuar.

Sipas hetuesve, dyshohet se vrasja e tij lidhet me një grabitje të një sasie të madhe droge, që po vinte nga Amerika e Jugut.

Po ashtu, hetimet janë përqendruar edhe te lidhjet e tij me efektivin antidrogës, Granit Deromemaj, i cili ka mohuar të ketë pasur njohuri për aktivitetet e Birçajt jashtë vendit.