Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive/ Zbulohet emri i pasuesit të Etleva Kondit në krye të Drejtorisë së PPP-ve

23:24 06/02/2019
Reading Time: 2 min lexim

Zëvendësimet në pozicione të rëndësishme në administratën publike tashmë janë bërë të zakonshme, mirëpo mesa duket situatat ndryshojnë nga njëri emërim në tjetrin.

Kanë qenë dy zhvillime shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme dhe ditën e sotme, të cilat janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Së pari bëhet fjalë për shkarkimin e krahut të djathtë të ish- Ministrit Damian Gjiknuri, Etleva Kondi, e cila  deri ditën e djeshme ka mbajtur vendin e Drejtoreshës së Partneriteteve Publik-Privat dhe një nga njerëzit me të cilën Gjiknuri ka ndërmarrë gjithë hapat për realizimin e procedurave të PPP-ve të dhëna.

Ndërsa lajmi i dytë i takon një auditimi të rëndësishëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë “Albcontrol” ku edhe ka konstatuar një sërë problematikash që lidhen drejtpërdrejt më procedurat e prokurimit.

Dhe me të drejt lind pyetja se ku lidhen këto dy publikime?

Ura lidhëse është Ministrja aktuale e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në një lajm ekskluziv të publikuar ditën e sotme në “Gazetën Reforma” kemi zbuluar se ministrja Balluku do ta zëvendësojë Etleva Kondin me ish-drejtorin e KVO (Komisionit të Vlerësimit të Ofertave) pranë Albcontrol, Ervis Berberin.

Mirëpo problemi që lind në këtë stad është se në një lajm tjetër të publikuar sërish në “Gazeta Reforma” me burim nga “Revista Monitor” , në Albcontrol janë vërejtur shkelje të rënda gjatë kohës që Berberi ka qenë drejtues i KVO, pranë Agjencisë së Prokurimit publik.

“Autoriteti Kontraktor dhe konkretisht në kontratat e shpallura së bashku me dokumentet standarde të tenderit (Shtojca 17, neni 9, pika 9.1), nuk parashikohej detyrimi i Autoritetit Kontraktor, për t`i shlyer operatorit fitues paradhënie për zbatimin e kontratës.
Ndërsa në kontratat, e nënshkruara midis palëve, në nenin 4 përcaktohet se: “Sipërmarrësi do të marrë një pagesë paraprake në masën prej 30% të vlerës totale të kontratës”, duke shkelur kështu barazinë midis operatorëve ekonomikë, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643,datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar” nënvizon KLSH.

Kështu pra për të paktën 11 procedura prokurimi KLSH konstaton se kushtet janë ndryshuar në momentin e nënshkrimit të kontratës me operatorët përkatës ndërkohë që ato pasqyroheshin ndryshe në termat specifike para garës.

Mirëpo nuk dihet nëse ministrja është në dijeni të këtij auditimi dhe pavarësisht kësaj, ka vendosur që të zëvendësoj Kondin me Berberin.

Mesa duket në Ministrinë e Infrastrukturës dhe konkretisht në Drejtorinë e Partneriteteve Publik-Privat, ministrat kanë nevojë që të kenë pranë vetes njerëz që e dinë se i kanë të besuar. Njëjtë si Gjiknuri, edhe Balluku zgjodhi një person të cilin e njeh mirë.

Duhet marrë parasysh që Belinda Balluku ka qenë për një periudhë kohe drejtuese e Albcontrol, prej nga mund të ketë krijuar edhe mendimin dhe vlerësimin për ish- drejtuesin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe tashmë drejtorin e Partneriteteve Publik-Privat, Ervis Berberin.

Etiketa: Agjencia e ProkurmeveBelinda BallukuErvis BerberiEtleva KondiKLSHMinistria e Infrastruktures dhe Energjise

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para

Përdhunimi i 13-vjeçares, Spiropali: “Gjyshi i saj më erdhi në zyrë, e mitura po përjeton gjëmën e dytë!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.