Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive/ Erion Veliaj ndryshon 4 herë kontratën e Inceneratorit të Tiranës në Thesarin e Shtetit

19:48 09/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Inceneratori i Tiranës është kontrata më e dyshimtë që konstatohet nga KLSH, i cili ka audituar faturat në Thesarin e Shtetit për vitin 2019. Kontrata e koncesionit të inceneratorit të Tiranës është regjistruar në shumën 2,149,012,298 lekë në katër herë të ndryshme përgjatë vitit 2019, ndërkohë që data reale e kontratës është në 31gusht 2017.

Regjistrimi i kontratës është pjesor për tu përputhur me vlerën e pagesave të kryera përgjatë vitit 2019 dhe jo e plotë, zbulon auditimi i KLSH-së në Thesarin e Shtetit dhe në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë. Vlera e pagesave të realizuara përgjatë vitit 2019 është në shumën 977,125,798 lekë. Dy fatura të vitit 2018 janë paguara me buxhetin e vitit 2019, përtej afatit të pagesës 30 ditor.

Inceneratori nuk është i vetmi abuzim i Bashkisë së Tiranës. Veliajt i kanë gjetur edhe 7 kontrata koncesionare të paregjistruara në sistemin informatik të qeverisë.

Auditimi i kësaj pjese quhet “Mbi administrimin e kontratës koncesionare të ndërtimit të shkollave në Bashkinë Tiranë”. Aktualisht rezulton vetëm një LOT1 i kontratës koncesionare të nënshkruar në datën 17 tetor 2018 ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Tiranë me koncesionin të tipit BOE në shumën 2,364,096,027 lekë (kontrata është gjetur në open procurement dhe regjistrin e ATRAKO), në të cilën është ndërmarrë angazhimi për kryerjen e pagesës së kësaj shumë për shtatë vjet nga momenti i marrjes në dorëzim. Nuk rezulton që kjo kontratë të jetë e regjistruar në modulin e kontratave në Thesarin e Shtetit.

Tendera dhe fitues të paregjistruar

Nga përpunimi i të dhënave të vëna në dispozicion nga Agjencia e Prokurimeve Publike dhe krahasimi i tyre me kontratat që Bashkia Tiranë ka regjistruar në sistemin informatik, rezultojnë diferenca në numër dhe vlera si dhe pasaktësi në regjistrime.

Me qëllim, identifikimin e fenomenit me një nivel gabimi të ulët nga ana e audituesit u testuan vetëm kontratat e prokurimeve për shpenzime për investime:  për 19 projekte me vlerë totale të kontraktuar me TVSH 153,550 mijë lekë, fituesit dhe të dhënat e kontratës nuk rezultojnë të listuar në regjistrin e realizimeve të APP-së. Për shembull, projekti 101350 listohet në Agjencinë e Prokurimeve me shpallje me nr.REF-66730-05-03-2018 me datë 05/04/2018 me fond limit 29,156,454 lekë me datë mbyllje 06/04/2018, por nuk jepen të dhëna mbi operatorin fitues, fondin e prokuruar dhe datën e lidhjes së kontratës, ndërkohë në sistemin informatik për këtë projekt është regjistruar një kontratë e lidhur me BIBA-X me datë 01.04.2019 (1 vit pas nga data e shpalljes në APP).

Pagesa pa adresë

Në këtë testim u konstatua dhe pagesë për furnitorë për të cilët jo vetëm që nuk listohen në APP por nuk rezulton të jetë regjistruar ndonjë kontratë e lidhur me të, rasti i projektit #1011378 i kontraktuar sipas APP me operatorin “Llazo”, ndërkohë nën të njëjtin numër projekti rezulton dhe një pagesë për operatorin “Tirana New Supervisor”. Përshkrimi i këtij regjistrimi citon një urdhër –prokurim të ri cili nuk listohet në të dhënat e APP as si kontratë e regjistruar në sistemin informatik të qëverisë.

Në regjistrimet e audituara për projektin konstatohet pasaktësi në regjistrimin e operatorit ekonomik të kontratës #2101001-1900170 në SIFQ ku si operator ekonomik listohet kompania VARAKU ndërkohë që në APP si operator fitues është kompania SIRETA 2F. Kontrata e dytë e regjistruar në sisitem me datë 04.12.2019 me vlerë 18,214 mijë lekë, për të njëjtin projekt nuk listohet në regjistrin e realizimeve të Agjencisë së Prokurimeve.

Në 5 kontrata të tjera, konstatohen pasaktësi në shumat e regjistruara të kontratës:

  • kontrata për projektin “Kompletimi i nënsistemit të Qendrës së Kontrollit të Trafikut me kamera televizive” sipas APP kontrata është lidhur për shumën 65,965 mijë lekë me TVSH ndërsa në sistem është regjistruar për shumën 59,087 mijë lekë.
  • Në kontratën për projektin “Rehabilitimi i rrugëve të Bllokut që kufizohet nga rrugët “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezës”, “Besim Alla” dhe “Jorgo Panajoti” -Faza I“ sipas APP shuma e kontratës është 203,891,777 lekë, ndërsa në sistem dhe në thesar është regjistruar për shumën 209,975,230 lekë.

3) Në kontratën për projektin “Rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare “Ali Demi” sipas APP shuma e kontratës është 36,741 mijë lekë ndërsa në thesar është regjistruar 35,650 mijë lekë.

4) Në kontratën për projektin “Rikonstruksion i Bibliotekës së Qytetit, NjA 2” sipas APP shuma e kontratës është 2,620 mijë lekë ndërsa në sistem është regjistruar 2,670 mijë lekë.

5) Në kontratën për projektin  “Rikonstruksion i Bibliotekës së Qytetit, Nj. 2” sipas APP shuma e kontratës është 2,620 mijë lekë ndërsa në sistem është regjistruar 2,670 mijë lekë.

-për disa projekte, procedurat e prokurimit rezultojnë të jenë kryer gjatë vitit 2018 por kontrata janë lidhur në periudhën Janar- Prill 2019 rrjedhimisht

regjistruar në sistem në vitin 2019.

Kështu, kjo rrëmujë e Bashkisë së Tiranës me dokumentet e tenderëve është mbulesë e errët e abuzimeve që bëhen me fondet publike.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: koncesionettenderatVeliaj

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Mungesë lojtarësh, Edi Reja fton në Kombëtare dy futbollistët e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.