Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekonomia shqiptare në “pikiatë”nga pandemia, gjatë 9 mujorit humbasin 1miliard euro!

22:10 28/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Pandemia e Covid-19 vazhdon të japë efektin shkatërrues afatgjatë të saj në ekonominë e vendit. Gjatë këtij viti iu dha një goditje e fortë ekonomisë me humbjet të cilat sa vijnë e shtohen.

Sipas studimit dhe hulumtimit të INSTAT-it, ekonomia shqiptare ka rënë me gati 3.5% në tremujorin e tretë, pas një tkurrjeje me 10.2% në tre mujorin e dytë dhe 2.5% në tre mujorin e parë.

Krahasimi me vitin 2019

Përgjatë 9-mujorit të vitit 2020, Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP), pra vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia vendore për këtë 9 mujor, ishte 1.17 trilionë lekë ose thënë ndryshe 9.4 miliardë euro.

Kjo shumë e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka prodhuar rreth 90 miliardë lekë ose ndryshe 720 milionë euro më pak.

Krahasuar me rënien ekonomike të një viti më parë, ekonomia ka humbur për 9-mujorin edhe rreth 300 milionë euro, shumë kjo e llogaritur si rritja e munguar nëse nuk do të kishte shpërthyer pandemia.

Kësisoj për këtë 9 mujor, humbjet e shkaktuara nga pandemia llogaritur edhe me rënien ekonomike e vitit të kaluar dhe rritjes së munguar të këtij viti për shkak të pandemisë, i kanë kaluar mbi 1 miliardë euro.

Kujtojmë se kjo është hera e parë, të paktën që prej vitit 2009, kur INSTAT raporton të dhënat, që vlera e Prodhimit të Brendshëm Bruto është në rënie.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se tkurrja më e fortë ishte në tremujorin e dytë me 570 mln euro më pak se e njëjta periudhë ne 2019-tën, 94 milionë euro në tre mujorin e parë si dhe 30 milionë euro në tre mujorin e tretë.

Sektorët më të goditur nga pandemia

Sektori më i goditur sipas INSTAT, ka rezultuar sektori i tregtisë, i transportit, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, i cili i gjithi si një sektor zinxhir,  ka qarkulluar rreth 250 milionë euro më pak në krahasim me 9-mujorin e vitit të kaluar.

Kjo rënie drastike tregon një sinjal të dobësisë së konsumit si dhe të pasojave që kanë dhënë se aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë të bëjnë  me rënien e turizmit.

Kujtojmë se përgjatë këtij 9-mujori, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri, ranë me 61%, ose 3.3 milionë turistë më pak.

Sektori i dytë me rënien më të fortë është industria gjithsej me 170 milionë euro dëme, ku tkurrja më e madhe ishte në industrinë nxjerrëse, teksa në prill disa prodhues të mëdhenj të naftës, përfshirë Bankers Petroleum, ndërprenë përkohësisht prodhimin.

Më pak e ndikuar ishte industria përpunuese, që u gjallërua sidomos në tremujorin e tretë.

Po ashtu edhe aktivitetet shkencore, profesionale , administrative dhe mbështetëse kanë qarkulluar rreth 90 milionë euro më pak.

Ndërkohë më pak të goditura ishin shërbimet financiare e sigurimet, ndërtimi, bujqësia, ndërsa i vetmi që ka vijuar rritjen në kohë pandemie është aktiviteti i pasurive të paluajtshme./Gazetareforma.com/

Etiketa: 1 miliarde euro9 mujoriekonomiahumbjetinstatrenia ekonomike

Të tjera

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje
Aktualitet

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Protesta në Baks Rrjoll u përshkallëzua fort këtë fundjavë. Banorët thyen mjetet e “Brecani shpk”, e kontraktuar për ruajtjen e...

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë
Kryesore

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

Një 7 vjeçar humbi jetën në një kryqëzim, pasi u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës. Sipas hetimeve, fëmija...

17:25 28/02/2026
Para

Covid-19/ Kina ka mashtruar të gjithë botën, rasti i parë u zbulua më 17 nëntor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

17:25 28/02/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

15:53 28/02/2026
“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

12:31 28/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.