Skip to content
Të Gjitha

Edi Rama nga Asambleja: Më jepni mandatin e tretë, t’ju ngre rrogat, të bëj aeroportet, hekurudhat…

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama deklaron në Asamblenë e PS-së se është gati të marrë mandarin e tretë.  Ai foli për Shqipërinë virtuale me hekurudha, aeroporte, porte turistike, ekonomi të zhvilluar, me rroga të larta, që duket fantazi HD, por sipas tij, do të bëhet realitet me mandatin e tretë.

Ndërsa gjatë mandatit të dytë, sipas Ramës, PS tregoi se ishte e aftë të ndalte hemorragjinë e trashëguar nga më parë, por edhe të rikthente rregullin në financat e vendit, rritjen e pagave të mjekëve dhe arsimtarëve dhe investimeve të bëra në shumë sektorë.

“Jemi gati për të marrë mandatin tjetër. Jemi në kushtet kur e keqja më e madhe është harruar. Duhet kujtuar se dita kur e nisëm këtë rrugëtim nuk ka asgjë të ngjashme me ditën që kemi sot.  Na është dashur të bëjmë shumë në mandatin e parë, në mandatin e parë na është dashur shumë inereci.

Mandatin e dytë pasi rivumë rregull në financat e vendit pasi ju dhamë njerëzve të zakonshëm disa instrumente më shumë në jetën e tyre të përditshme, edhe pse me problemet e përditshme dhe me problemet e krijuara dhe me problemet që i ranë në kokë Shqipërisë dhe popullit shqiptar jashtë vullnetit të njerëzve, qoftë tërmeti, qoftë virusi, ne ja dolëm”, deklaroi Rama

/Gazeta Reforma/