Skip to content
Kryesore

E zë korenti duke punuar, humb jetën 45-vjeçari në Krujë

· 1 min lexim

Një punëtor ndërtimi, 45-vjeçari Ylli Xhaferri, ka humbur jetën tragjikisht këtë të mërkurë në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mazhë e Madhe, ku Xhaferri ishte duke punuar në një banesë private kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, duke ndërruar jetë në vend.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta se si ka ndodhur incidenti, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Më datë 19.02.2025, rreth orës 09:50, në fshatin Mazhë e Vogël, duke punuar në banesën e shtetasit G. D.,ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. Xh., rreth 40 vjeç.