Skip to content
Të Gjitha

E zbulon Ruçi: “Këto shtete janë avokate të Shqipërisë”

· 1 min lexim

Në Konferencën e Nismës Adriatiko-Joniane në Budva të Malit të Zi, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi tha se shtetet si Italia, Greqia, Sllovenia dhe Kroacia janë avokatë të rrugës së Shqipërisë për çeljen e negociatave drejt Bashkimit Europian.

“Bekimit të natyrës t’i përgjigjemi me ekonomi produktive. Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, avokatë të hapjes së negociatave me Shqipërinë”- tha Ruçi.

Ruçi u takua edhe me homologun kroat Jandroković, ndërsa ky i fundit tregoi gadishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën europiane.

“Kroacia, mbështetje të fuqishme dhe asistencë teknike për negociatat”, theksoi ai.

“Lobojmë që udhëheqësit europianë të vlerësojnë përparimin e Shqipërisë. Bashkëpunim në negociimin e kapitujve të marrëveshjes”-u shprehen mes tjerash homologët e Ruçit.