Skip to content
Të Gjitha

E trishtë/ Ndërron jetë nga Covid drejtori i Bashkisë së Tiranës, një javë më parë humbi dhe babain

· 1 min lexim

Feti Fanaj, drejtori i drejtorisë së punëtorëve në Bashkinë e Tiranës, është ndarë nga jeta para kohe në orën 1:00 pas mesnate në Turqi, si pasojë e Covid-19.

Mësohet se që prej më shumë se një muaji, 43-vjeçari Feti Fanaj, ishte prekur nga coronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, tre javët e fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli.

Ndërkohë që ishte i  shtruar në spital në Turqi, Fetiu as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, edhe babai i tijpo ashtu ishte ndarë nga jeta po ashtu.

Feti Fanaj la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta.