Skip to content
Të Gjitha

E tmerrshme në Gjermani! Shqiptari ekzekuton ish-gruan në vendin e saj të punës

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  ditën e sotme në në Markdorf të Gjermanisë.  Bëhet me dije se një shqiptar ka shkuar në vendin e punës së gruas së tij dhe më pas e ka qëlluar këtë të fundit për vdekje.  Pas shkaktoi tragjedinë, shqiptari ka tentuar të arratiset por pas sukses.  Forcat e policisë bënë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Lajmin e ka bërë të ditur  prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët. 47-vjeçari shqiptar, autor i ngjarjes së rëndë u soll para gjyqtarit të dielën, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim.

Gjithashtu raportohet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Deri në këto momente kanë përfunduar hetimet mjeko-ligjore në vendin e ngjarjes. Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe bën apel se kushdo që ka parë diçka duhet të denoncojë.

Sipas raporteve, burri mësohet se ka qëlluar 44-vjeçaren në gjendje të dehur. Ajo ka ndërruar jetë në vend. Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe motivi i krimit është ende i paqartë.