Skip to content
Kronikë

E rëndë, një 23-vjeçar goditet me thikë te Stacioni i Trenit në Durrës (Detaje)

· 2 min lexim

Ditën e sotme një 23 vjeçar është goditur me thikë në lagjen nr.17 në Durrës.

Sipas burimeve paraprake, i riu ka marrë plagë të rënda dhe momentalisht ndodhet në sallën e operimit në spitalin rajonal.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

NJOFTIMI

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me thikë për motive të dobëta gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon e shpall në kërkim 20 vjeçarin.

Në lagjen Nr.17 Durrës, si pasoje e një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prers (thikë) shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Mësohet se janë vënë në pranga dy autorët që plagosën me thikë pasditen e sotme një 23-vjeçar në lagjen numër 17 në qytetin bregdetar.

Burime për Fax News mëson se dy të arrestuarit janë shtetasit Enea Hoxha, 20 vjeç, dhe Aldor Kolmarkaj, 16-vjeç, të cilët kanë plagosur 23-vjeçarin, Denis Spahiu.

Sipas burimeve paraprake, i riu ka marrë plagë të rënda dhe vazhdon akoma të  ndodhet në sallën e operimit në spitalin rajonal, dhe nuk dihet asnjë informacion i ri rreth ngjarjes.