Skip to content
Kryesore

E rëndë në Tiranë, merret peng 35-vjeçari, 4 në pranga, 3 në arrest shtëpie

· 2 min lexim

Një 35-vjeçar është marrë peng nga 7 persona në Tiranë, ndërsa dyshohet se i është bërë presion dhe kanosje për dhënie pasurie.

Burime bëjnë me dije se masat e sigurisë arrest me burg janë dhënë për shtetasit: Tori (Hektor) Xhecuka, Aleksandër Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta.

Ndërkohë që në masën e arrestit të shtëpisë janë lënë shtetasit: Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.

Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni: u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Po ashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.