Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Kamëz, i riu bie nga lartësia e banesës dhe humb jetën

· 1 min lexim

Një 21-vjeçar me iniciale E.K. ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia e banesës së tij.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të natës së djeshme, në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk mundi dot të mbijetone.

Nga dyshimet paraprake, 21-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kohët e fundit kishte marrë ilaçe për depresionin.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.