Skip to content
Kronikë

E rëndë në Kamëz, djali godet me thikë nënën e tij (Emrat)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kamëz, ku i biri ka qëlluar më thikë nënën e tij.  Bazuar në njoftimin zyrtar nga policia e shtetit shtetasi Ajet Lleshi Sina, banues në Burrel ka goditur me mjet prerës të tipit thikë nënën e tij e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi Ajet Lleshi Sina, banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Sofie Sina, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Theksojmë se gjatë periudhës së izolimit të vendit për shkak të pandemisë, niveli i kriminalitetit në vend u reduktua ndjeshëm. Por duket se pas hapjes, kemi pasur rritje të vrasjeve dhe atentateve ku është evidentuar dhe shtimi i krimit në familje.

Për sociologun Gëzim Tushi këto lidhen me dy fakte, mungesën e edukimit nga familja apo institucionet e posaçme si dhe mosfunksionimin e institucioneve të shtetit.   “Në shoqërinë e sotme sociale është dobësuar shumë familja. Nuk ka asnjë institucion më të mirë edukimi sesa ajo. Mënyra si prindërojnë dhe mënyra e krijimit të marrëdhënieve prindërore. Prindërit mundohen që t’i plotësojnë disa kushte fëmijëve por harrojnë që edukimi është një proces shumë i rëndësishëm. Po na krijohen njerëz me sjellje të përbindëshme dhe me gjak të ftohtë që kryejnë krime” shprehet ndër të tjera Tushi.