Skip to content
Rajoni & Bota

E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar humb jetën, përplaset me kamionin

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin grek ku një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident me makinën në të cilën ai po udhetonte.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të së mërkurës në Livadia të Greqisë.

Mediat helene raportojnë se 32-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me makinë në drejtim të zonës së Tebës, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni.

Sipas informacioneve të marra mësohet se në momëntin e aksidentit përplasja ka qenë shumë e fortë, sa që është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses me qëllim nxjerrjen e shqiptarit të plagosur prej mjetit.

Forcat e emergjencës së bashku me autoritetet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes teksa dhe e kanë transportuar menjëherë të riun në ambientet e spitalit për të marrë trajtimin e specializuar mjekësor. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

Deri më tani nuk dihen  edne shkaqet e plota se si ka ndodhur aksidenti në fjalë por aqutopritetet e policisë së bashku me forcat e emergjencës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanava e që çuan në aksidentin e rëndë ku humbi jetën i riu shqiptar.