Skip to content
Kronikë

E rëndë në Fier, djali plagos me thikë babain

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit, ku pas në një konflikt në familje, djali ka plagosur babain e tij me thikë.

I biri Sokol Vruzhaj , 47 vjeç ka plagosur të atin Deli Vruzhaj, 80 vjeç.

Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje. Në njoftimin e autoriteteve të policisë thuhet se Sokoli vuante nga nga probleme të shëndetit mendor.

47 vjeçari është shoqëruar në komisariat ndërsa babai i tij ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Janë të shumta rastet kur konfliketet familjare tejkalojnë në sulme të rënda, ku përfshihen armët e ftohta sin ë rastin konkret thika, ose edhe armët e zjarrit.

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje .

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.

Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.