Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare gjeti dy turistë në ujërat shqiptare, pranë një motori uji që kishte ndaluar së funksionuari.
Njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri u dërgua në spital në gjendje të rëndë, duke u trajtuar për shok dhe hipotermi.
Personat e huaj u gjetën pa dokumente identifikimi, ndërsa hetimet fillestare tregojnë se motori i ujit ka pushuar së punuari gjatë lundrimit, duke i lënë të ekspozuar për një kohë të gjatë në ujë të ftohtë.
Kjo ka çuar në një gjendje të rënduar fizike, me dyshime për hipotermi si shkak kryesor të incidentit.
Autoritetet po vijojnë me hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën dhe personin e plagosur.
Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore do të jenë vendimtare për të kuptuar më mirë dinamikën e këtij aksidenti tragjik.