Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Durrës, 58-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës pak momente më parë.

Një 58-vjeçar është hedhur nga kati i 6-të në pallatin ku banonte në lagjen Nr.17.

Sipas policisë, viktima është indentifikuar si A.P.

Ky i fundit dyshohet se vuante nga depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2020, në orën 14:55, në lagjen në 17, Durrës, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga lartësia, kati i 6 i  pallatit ku banonte shtetasi A.P., 58 vjeç, i cili për  pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.