Skip to content
Aktualitet

E rëndë në Berat/ Hidhet nga kati i 6 i pallatit babai i dy fëmijëve

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat. Mësohet se 40-vjeçari Elton Riko është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Riko është baba i dy fëmijëve. Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori” në Berat.

Policia është duke hetuar shkaqet e ngjarjes së rëndë, ku po pyeten edhe familjarët e të ndjerit për gjendjen e tij shëndetësore para se të kryente aktin e rëndë vetëflijues.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 27.06.2019, në lagjen “30 Vjetori”, Berat shtetasi E.R, 40 vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.”