Skip to content
Të Gjitha

E rëndë/ E reja tenton vetëvrasjen, kërcënon se do të hidhet nga tarraca e pallatit

· 1 min lexim

Një vajzë e re kërcënon se do hidhet nga pallati.

Një vajzë e re është ngjitur në tarracën e një prej pallateve të bashkisë në Shkozet dhe deklaron se do të hidhet prej aty.

Lajmi konfirmohet nga shërbimi zjarrfikës, i cili ka njoftuar për ndihmë edhe policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy makina zjarrfikëse dhe policia. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë vajzën drejt këtij veprimi por policia po negocion me të për ta zbritur nga tarraca.