Skip to content
Kronikë

E rëndë! Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas tre këmbësorë

· 2 min lexim

Pasditen e sotme është regjistruar një aksident me pasojë vdekjen  në Durrës.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Qerret-Durrës, ku një makinë ka përplasur 3 këmbësorë e për pasojë ka ndërruar jetë një grua. Dy shteteasite tjerë, për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se policia është nisur drejt vendngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Sipas njoftimit të policisë, makina me drejtues shtetasin me iniciale A.D ka humbur kontrollin duke përplasur 3 këmbësorët, ndërkohë nga ana tjetër 2 prej tyre ndodhen në spital ndërsa gruaja fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se në muajin Janar 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 147 persona nga 165 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.

Po, në muajin Janar 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona, nga 22 persona të vdekur në Janar 2021.

Sipas Instat, në muajin Janar 2022, aksidentet rrugore, në 81,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 11,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë